Krasniqi replikon për shkrimin e Blushit: Leximi i librave nuk bën dëm. Edhe unë kam lexuar shumë
Krasniqi replikon për shkrimin e Blushit: Leximi i librave nuk bën dëm. Edhe unë kam lexuar shumë
Ish kreu i Kuvednit te Kosoves, Jakup Krasniqi, ka reaguar pas shkrimit të Ben Blushit "Ça ke Albin", publikuar te Lapsi.al (shiko rubrikën IDE te Lapsi.al). Ndër të tjera në shkrim, Blushi ka thënë se Albin Kurti është produkt edhe i iluzioneve të librave të lexuar. Por ndërkohë Jakup Krasniqi shprehet se leximi i librave nuk të bën dëm, ndërsa thekson se librat ia kanë mësuar guximin. Më poshtë reagimi i plotë i Krasniqit:
Ben Blushi tha: “ Jam ngutur me Albin Kurtin”
Nuk kam asnjë dyshim se jeni ngutur, veçse nuk po e di kur u gabove? Dhe vazhdon:
“E kam takuar vetëm një herë Albin Kurtin për të kuptuar se ashtu si shumica e njerëzve që janë produkt i librave dhe i iluzioneve që shkaktojnë ato, ai ka një defekt të pëlqyeshëm: nuk di të bëjë llogari.”
Nëse te gjithë vijmë ke përfundimi se: “leximi i librave shkakton iluzione”që të bëjnë të marrësh thua për mos të çohesh, të bëjnë të “mos të dish të bësh llogari”, atëherë, cila është llogaria e të shkruarit të librave, nëse ato te çojnë në theqafje?! Sipas kësaj llogarie, po del se më mirë i kanë punët ata shqiptarë që nuk lexojnë libra, sesa ata që marrin rrezikun për të lexuar libra?!
Unë jam njëri nga ata që kam lexuar goxha libra dhe ndjehem shumë mirë. Librat që kam lexuar gjatë jetës sime më kanë mësuar, që të guxoj ta synoj të pa mundurën. Librat me kanë dërguar që t’i kaloj më shumë se dhjetë vite burg në burgjet jugosllave. Librat ma kanë dhënë guximin që t’u jap zë pushkëve të lirisë edhe pse rreziku ishte i madh dhe ndoshta vazhdon të jetë. Thuhet nga një autor amerikan, po e parafrazoj: Integriteti është aty ku shkalla e rrezikshmërisë është e madhe.
Unë, vazhdoj të mendoj, se leximi i librave e ka fisnikëruar njeriun. Apo, ndoshta duhet t’ia pranojmë, Faraonit egjiptas, i cili kur mësoj zbulimin e shkrimit tha: Qenka mbytë kujtesa?! Ndoshta paska pasur të drejtë Faraoni?! Ndërsa, kur e kishin pyetur një tjetër Faraon: Pse u bëre tiran? Kishte pas thënë: “Nuk me ndali askush”.