Kreshnik Spahiu: Pse flamuri shqiptar u gris dje në Kosovë?

Nga Kreshnik Spahiu

Ajo që pritej, ndodhi.

Dje, flamuri kombëtar shqiptar u shkel me këmbë dhe u shtyp me makinë nga disa të rinj, të shoqëruar me sharje antishqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nuk ndodhi në Serbi.
Nuk ndodhi në Maqedoninë e Veriut.
Nuk ndodhi në Greqi.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dje, flamuri kuqezi u përdhos pikërisht atje ku, vitet e fundit, është kultivuar dhe sponsorizuar më shumë urrejtja ndaj Shqipërisë: në Kosovë.

Ndodhi atje ku po tentohet ndarja nga kombi shqiptar dhe po promovohen idetë e një “kombi kosovar”.
Ndodhi atje ku, prej gjashtë muajsh, vendi është pa qeveri dhe pa Kuvend.
Ndodhi atje ku dyert për Qeverinë e Shqipërisë janë mbyllur.
Ndodhi atje ku mosmirënjohja ka shkelur bukën e aleatëve që ndihmuan në krijimin e shtetit të Kosovës.
Ndodhi atje ku vranë dhe spiunuan njëri-tjetrin, dhe ku çlirimtarët u dërguan në burgje.
Ndodhi atje ku është shpallur luftë ndaj të gjitha partive shqiptare – në Shqipëri, Maqedoni, Preshevë e Mal të Zi.
Ndodhi atje ku qeveria e Kosovës e sheh opozitën shqiptare më armike se Beogradin.
Ndodhi atje ku është harruar nderi që i bënë Amerika dhe Europa.
Ndodhi atje ku u harrua mikpritja e Shqipërisë në kohën kur Serbia dëboi e përdhunoi mijëra shqiptarë të Kosovës.

Sot, Policia e Kosovës liroi autorët e këtij akti të turpshëm.

Ata harruan mijëra vjet luftë për flamurin kuqezi – luftë e prindërve dhe gjyshërve të tyre.
Harruan gjakun që është derdhur për flamurin dhe për Shqipërinë.

Ata nuk janë fëmijë të mitur, por një rini e gjakprishur, e helmuar nga ata që kanë shtrembëruar dashurinë për atdheun dhe simbolet tona kombëtare.
Ata harruan nënën Shqipëri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?