Krimet e kulturës që po shuajnë familje!

Nga Alfred Peza –

Vrasja e Gentiana Çaushaj (31) nga bashkëshorti Gezment Musta (34) dhe e motrës së saj Merisa (18) në Ballsh, nuk është një “krim banal”. As vrasje për “motive të dobëta” apo “motive të shëndosha”.

Këto dhe qindra vrasje të tjera brenda familjes në Shqipërinë e këtyre 30 viteve, janë krime kulture e civilizimi. Sot vrasja kishte si “shkak” moslejimin e gruas për të shkuar te nëna.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vitin e shkuar (10 gusht) Ritvan Zyka vrau 8 veta të fisit në Resulaj të Selenicës, se e akuzuan për vjedhje pulash. Të tjerë kanë vrarë për motive të ngjashme e deri për një hu’ gardhi, një fjalë goje apo, për një shikim… Këto krime në një shtet të hapur, janë produkt i një pjese të shoqërisë së mbyllur.

Swiss Digital Mobile Reklama

Produkte të ndeshjes së kulturës së vjetër neotomane, me kulturën e re europiane. Kulturës patriarkale, me kulturën perendimore. Kulturës të së shkuarës, me kulturën e së ardhmes.

Jemi në 2019 dhe ndoshta është koha për një debat kombëtar, një zgjim të ri, për të lënë pas një periudhë që ka sjellë kaq shumë viktima brenda familjeve shqiptare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?