Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E martë, 27 Tetor 2026, 10:40 “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali “Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”. Ky është mesazhi i postuar në rrjetet sociale nga 28-vjeçari Erjon Vishkulli, i cili ndodhet nga spitali…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Topi i Artë
  • Pacolli dhe SPAK
  • Rasti i Erjonit
  • Ditmir Bushati
  • Arlinda Zekaj
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten

Forum E shtunë, 13 Dhjetor 2025 16:11
Kriza që nuk erdhi dhe opozita që u përplas me veten
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Ardit Rada

Opozita është përpjekur që për rreth dy muaj, ta mbajë opinionin nën presion për disa procese paralele që lidhen me drejtësinë, qeverisjen dhe Kuvendin. Debati për kryetarin e ri të SPAK, zgjedhja e Avokatit të Popullit dhe përplasjet politike rreth çështjes së zv.kryeministres Balluku ishin pikat ku PD e Sali Berishës u përpoq ta kanalizonte debatin. Herë duke u shfaqur si viktimë e herë si shpëtimtare e vendit. Ndërkohë që u krijua ideja se vendi ndodhej në prag të një krize institucionale, se “diçka e madhe” do të ndodhte, se drejtësia do të përballej me presione apo përplasje të forta politike, asgjë nga këto nuk ndodhi.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

26 Tetor 2026, 10:31
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

26 Tetor 2026, 10:21
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

26 Tetor 2026, 09:28

Përkundrazi, të dy proceset prodhuan një normalitet që rrallëherë e kemi parë në Shqipëri. Ndërsa krizat e bujshme i mbeten sërish PD-së në derë, së pari për përplasjet mes Ervin Salianjit dhe lidershipit të partisë së tij. Së dyti, për skandalin me firmat ndaj Endrit Shabanit si Avokat i Popullit dhe justifikimet sat ë turpshme aq edhe qesharake të Grupit Parlamentar të PD.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Ditën e djeshme Gjykata Kushtetuese tregoi se funksionon si institucion dhe jo si arenë politike. E aq më pak se ndikohet nga ndonjë presion. Është e njëjta gjykatë që më herët ka rrëzuar Edi Ramën për çështjen Veliaj, teksa këtë herë konfirmoi përmes vendimit për Belinda Ballukun se shteti ka hyrë në një fazë ku rregullat respektohen dhe proceset nuk zgjidhen më sipas orekseve të politikës. Ky normalitet duhet thënë se u nxit edhe nga vetë Balluku, e cila mbajti një profil të ulët gjatë fazës së shqyrtimit nga Kushtetuesja, por edhe thirrjet e mëparshme të saj për bashkëpunim me drejtësinë dhe mbështetje ndaj saj.

Shoqëria shqiptare sot kërkon qetësi, jo kaos dhe duket se ky ka qenë mësazhi që Balluku ka dashur të përcjellë me qendrimet e saj. Sepse në të kundërt, askush s’e ndalonte t’i përvishej drejtësisë dhe të prodhonte një konflikt permanent si Sali Berisha. Ky është një standard i ri politik që duhet ndjekur: drejtësia lihet të bëjë punën e saj, pa ndërhyrje, pa teatër dhe pa presion politik.

Edhe zgjedhja e Klodian Brahos në krye të SPAK ishte një proces i parashikueshëm për aq kohë sa mbështetja ndërkombëtare për të ishte e ditur dhe kjo nuk përbën as skandal, as surprizë, e vetmja pyetje qe ka lindur ne opinion eshte pse shteti sillet sikur ka mizen nen kesule e pse ne ate salle te mbushur me ambasadore qe nuk kane asgje ne terezi ne vendet e tyre, mungonte ne rresht te pare Ministri i Drejtesise, Drejtuesja e SHISH , Kryetari i KED, Ministja Antikorrupsion , Perfaqesuesi i Presidences etj. Për herë të parë, drejtësia nuk u prodhua nga pazare politike, por nga një balancë e qartë mes ligjit dhe garancive të kumbarëve të drejtësisë së re.

Vendimi i djeshëm i GJK-së nuk jep vetëm drejtësi për Ballukun, por e kthen ekzekutivin në funksionimin normal për të cilin është zgjedhur. Me kthimin në detyrë të zv.Kryeministres merr fund bllokimi i disa proceseve të rëndësishme, por edhe i institucioneve që prej pak kohësh janë pa titullarë, si ARRSH, KESH etj. Ky shqetësim ishte shprehur më parë nga vetë Rama, i cili tha se me një minister të pezulluar nuk mund të bëhen emërime të rëndësishme. Dhe në fund të ditës, ajo që ndodhi dje është një goditje për narrativën konfliktuale të opozitës dhe një fitore për funksionimin normal të shtetit.

Sot shqetësimi për opozitarët është fakti se PD duket se e ka braktisur protestën si mjet demokratik. Së pari kauzat që priste të përdorte, nga Balluku tek SPAK-u, ngjajnë si karta të djegura në duart e Berishës. Dhe së dyti, tentative e Lapajt për të protestuar mund ta çojë në përplasje në terren PD-në më aktivistët e ‘Shqipëria bëhet’. Jo për ndonjë arsye taktike, por ndoshta për t’i nxjerrë inatin që kanë me Salianjin.

Bardhi e ka në dorë skenarin që do t’u diktojë të tijëve, pasi PD-në tashmë e ka Gazi dhe jo Berisha, si pretendon dinosauri i fundit politik i tranzicionit, të cilit perveç orës biologjike, po i mbaron dhe rëra në orën politike dhe Gazi di mirë ta kthejë gjithçka në estradë siç e ktheu PD-në javën e fundit për firmat e Shabanit dhe vetë e mori një javë pushim.

Etiketat e lidhura

Ardit Rada
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali
Tani

“Zoti do të krijojë lehtësim pas vështirësive”, mesazhi i Erjon Vishkullit nga spitali

Princi William përgëzon Harry Kane për Topin e Artë: Një kapiten i jashtëzakonshëm dhe futbollist i rrallë
Para 19 minutash

Princi William përgëzon Harry Kane për Topin e Artë: Një kapiten i jashtëzakonshëm dhe futbollist i rr...

Ambrozia Meta që shpoi “tollumbacet” e Taulant Ballës për Protestat
Para 19 minutash

Ambrozia Meta që shpoi “tollumbacet” e Taulant Ballës për Protestat

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja
Para 28 minutash

3 kompani kineze ndërpresin bashkëpunimin me Mbappe, ja arsyeja

Më të lexuarat

1 Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus Travel
Para 23 orësh

Për herë të parë, ofertat e fluturimeve të Wizz Air do të jenë të disponueshme në platformën Amadeus T...

2 VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet
Para 20 orësh

VIDEO/ Çfarë po ndodh në spitalin ku ndodhet Erjoni? Një grua po survejon hyrje-daljet

3 Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!
Para 3 orësh

Ben Blushi e sfidoi Ramën në sy; Bushati dhe Spiropali e pickojnë në Facebook!

4 Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…
Para 12 orësh

Arlind Qori: Rama ka zgjedhur zgjidhjen policore, pas protestës qëndron…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.