Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 22 Nëntor 2026, 19:02 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim! Nga Erion Braçe- Zhaneta Beqiri është gruaja në krye të shërbimit publik të çerdheve dhe kopshteve në qytetin e Tiranës. Një shërbim që, me…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
Lajmet e fundit
Në trend
  • Qafë Thanë
  • Erion Veliaj
  • Messi
  • Grabitje Durrës
  • Xhensila Myrtezaj
  • Aksident në Fier
  • Spiropali
  • Vuçiç
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kronika qorton ministrat e Babos për të rrahurat paq mes njëri-tjetrit

Forum E mërkurë, 23 Korrik 2025 13:16
Kronika qorton ministrat e Babos për të rrahurat paq mes njëri-tjetrit
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Agron Gjekmarkaj

Dje vapë e madhe, të piqej koka si gështenjë në zjarr.

E kush ia kishte ngrënë telefonit!

Një numër që mbaronte me 50 nuk pushonte së rëni.

Nuk ia hapa vetëm pasi shkroi një SMS… “Aman hape, jam Vinushi, ministri i terbietit!”

Ç’kam bërë, thashë me vete, se nuk jam as shumë trim si ca të tjerë që të marrin gjak në vetull, zakonisht rri urtë, çoku lëshoj ndonjë romuz po aq, se them: zjarrit, ujit e Hyqymetit rriji larg, se gjithsesi në opozitë dhe këta qerratenj të punojnë qindin, kundërshtarët i duan në burg.

Salianji 10 muaj në hapsanë pa e ditur kush pse!

Nejse, e hapa dikur, turk e trim: “Hajer!” – i thashë.

Ai më zë që i dridhej, filloi: “Ore jam djalë me kode, jam njeri për së mbari, jam xhanan, kot më ke marrë zët, di shkrim e këndim, qafsha babdajen, jam me shkollë të lartë, kam studiuar në Turqi në shkollën e zaptijeve, pastaj kam bërë një kurs për violinë në Mynih!”

E ndërpreva: “Po si është puna more i uruar, fol!”

“Ore jam çun me vlera” – tha – “më ka mbetur hatri që më barazove me Gonxhen, ai para meje është analfabet e the që i madhi do na fshijë të dyve, po nuk të mora për këtë, unë për ‘Kronikën’ kam respekt, se sapo mora detyrën Bela më tha që atë lexon dhe Babo dhe ajo vetë për të vlerësuar performancën e punës dhe kuptuar humoret e vatanit…!”

“Rrofsh, po si e ke hallin?” – nuk mu durua e pyeta.

“Kam shumë frikë se do ma lini fajin mua, po nuk e nxorra unë në pritë Iglin, nuk bëj nga këto unë…!”

Hop brofa në këmbë… “Po ç’ka ndodhur more byrazer?”

“Lëre, lëre,” vikati, “turp e faqja e zezë, nami, hataja, po ja Bela na thirri për mbledhje qeverie, se Babua ka punë më të mëdha, si për shembull ta bëjë Thethin fushë, dhe të flasë ‘sy më sy’ si prishen kotecat, por i doli një gjë e na lajmëruan që pini një kafe nja një sahat, ngrohuni në diell!”

Po rrinim në këmbë ne burrat e Hyqymetit e Pirrush palikari na ftoi për kafe po nuk tha kot motit Homeri: “Druaj grekët edhe kur bëjnë dhurata!”…

Kur ai kacamiser filloi gjasme si muhabet burrash e virtytesh.

“S’ke pa gegë me sy, djegi veten edhe ty,” – tha Igli, “ky sajon VKM-ra, ndalon shpërblimet, sillet si xhandari i financave me paranë publike…!”

Befas Petri shpërtheu: “Unë të bëj e unë të kthej” dhe përmbysi tavolinën në mes të mejhanës!

Zoti kish menduar për ne dhe hyri në mes Ulsushi: “Më bini mua sa të doni po mos e bëni këtë marrëzi, po e turpëroni Babon e krejt Dovletin, ne boll kemi në shpinë farsën”.

Ai mbante Petritin që ishte çmendur, i cili i grisi këmishën prej kamriku të sapo qepur, me thonj të paprerë ja bëri shpinën gjak, zgjati dorën të kapte Iglin për flokësh por ai tullac i zhguli gjysmën e mjekrës së Ulsisë, qimet e së cilës mbuluan barin si brymë! Nuk e dija aq të trashë, pu pu pu!

Fjalët: turiderr, BQ, dudum, edepsez, kokëshpullë fluturuan në ajër, nuk dija ç’të bëja, të thërrisja Proden të vinte vrap me sirena e t’u hidhte hekurat, i bëja dëm të madh partisë e s’e bëja dot…!

“Po Dëngu ç’bënte ndërkohë?” – pyeta.

“Ai mo?… skuthi mori smuthin me pip që kishte porositur dhe u fsheh poshtë banakut…!”

Na habiti shumë ky Petriti, pastaj i tha Iglit: “Ta tregoj unë ty… ky ja priste me ha atë që nuk thuhet… kur puna shkoi keq unë thirra: ndihmëëë, ndihmëë… askush nuk po vinte… edhe pse Ulsiu po mbahej në këmbë nga shtyrjet… jo si ti që përfundove në spital në dhjetor…!”

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Për fat zëri ishte dëgjuar nga Kosta i Gramozit dhe Linditës i cili tanimë vigjëlon në kryesinë e Kuvendit.

Ai, duke çjerrë faqet, kishte shkuar te dera e drunjtë e Mamicës, bim bam, bim bam me grushta e këmbë i binte ndërkohë thërriste: “O Perëndi a ndjeve, lëshona një rrufe ku jemi katandisur, dordomuzet po na lënë pa guvernë, vraji Zot, vraji Zot, ata le të rrihen si dreqër po si ia bëjnë Babos këtë, si ia bëjnë zemrën krater, pak halle ka ai të këshillojë Trampin, Merzin, Makronin e?”

Dikur Mamica i kishte hapur derën dhe ai ishte zalisur te porta, mesele me vete…!

Sa e sollën në fije Kostaqin, ai filloi të tregonte për sinjalin SOS që kisha lëshuar… Mamica kishte vikatur… shpejt, shpejt, shpejt takëmet, mehlemi, garza, alkool, serume, ishte veshur si ato të Kryqit të Kuq dhe ja brofi aty me kryqin mbi ballë si kroçerosina, lëshoi një pasthirrmë, “vuaj nga mosthënja, nga pengu tragjik”, dhe pyeti: ku janë të rënët, të plagosurit dmth… Petri nën një shelg rënkonte, Ulsia nën një lis ndalonte gjakun me duhan, Igli ndiqte me vrap Dëngun për ta shpërblyer me ndonjë shqelm, po ai nuk kapej…

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nejse, Mamica i leu shpinën Ulsiut, fashoi të tjerët… më dha mua një paracetamol… me vete ajo nuk pushonte, fliste: “Pse more të paudhë po shqyeni njëri-tjetrin si oktapodët?”

Mund t'ju interesojë

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Para 22 orësh
Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

Filip Çakuli: Elisa në botën e çudirave

21 Nëntor 2026, 15:51
Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

Pse çmimet e ushqimeve në Shqipëri janë më të shtrenjta se në Kosovë?

20 Nëntor 2026, 17:56

Pasi e sigurova Vinushin që ndershmëria e tij do të vlerësohet dhe askush nuk do ta fajësojë, nuk munda të rri pa e pyetur si ka mundësi që nga pallati i Qeverisë nuk doli askush t’u ndajë?

“Eh, nuk u bënte zemra. Tezja rënkonte në dritare: ‘Të vranë o Miti, të vranë!’… Anila vajtonte me zë të mbytur si blegërimë… Taos i kishte rënë të fikët…! Gonxhja thoshte: jo jo më rrahin dhe mua, kam frikë, kam frikë!

Vetëm Og, shpirt-njeriu, si e dhembshur, i kishte thënë Delinës: “Të kapim një barrelë, të shkojmë në ndihmë.” Ibrahimaj paskësh vikatur: “Kokën të hanë!”
Dikur u ngjitëm kush me paterica, kush për krah, duke pushuar nëpër shkallë!
Bela falënderoi Ulsinë për kontributin si paqeruajtës dhe paqebërës, për rolin e tij si Anton Çeta, më përgëzoi mua për qetësinë e maturinë e treguar… qortoi Petrin e Pirrushin rëndë, u tha që t’i hiqnin njëri-tjetrit nga dy daçka të mira, se ajo i kishte duart e zëna dhe nuk kishte aq durim t’i rrihte vetë atë moment!
“Ju shtifsha në dhe!” – u tha: “Si ma bëtë këtë? Ju mora nga hiçi dhe ju bëra ministra e sadrazëm, kurse ju pëgërni aty ku hani… Ta shihni me dylbi ushtrie vezirllëkun në shtator!” – i kërcënoi.

Më preku gjithë ky sinqeritet dhe besim i Vinushit te Kronika! I premtova që do flas që ai, së paku, të zërë vendin e Pirrushit si Ministër i Askerive dhe Ulsia, për vitalitetin dhe dominimin e situatës kriminale, të kapë Punët e Brendshme!
Të lutem – e porosita – mos ta marrë vesh Etilda gjithë këtë gjurulldi, se nuk e mban dot, mjaft e lënduar është nga padrejtësia që i bëjnë, derisa të ndreqet!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 20 minutash

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone
Para 21 minutash

Fondazione Milan nderon Baresi para Milan-Frosinone

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit
Para 50 minutash

PHOTO OF THE DAY në shtëpinë e Kongresit të Manastirit

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!
Para 59 minutash

𝐏𝐈𝐊𝐈𝐀𝐓𝐀 𝐄 𝐄𝐔𝐑𝐎𝐒 𝐃𝐇𝐄 𝐒𝐀𝐌𝐈𝐓𝐈 𝐈 𝐀𝐑𝐔𝐁𝐄̈𝐒 𝐄𝐍𝐃𝐄 𝐕𝐈𝐉𝐎𝐍!

Më të lexuarat

1 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
Para 7 orësh

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

2 Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj
Para 7 orësh

Mbyllen hetimet, dërgohet për gjykim dosja e këngëtares Xhensila Myrtezaj

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës
Para 20 orësh

Erion Veliaj shkarkon dy drejtorë të Bashkisë si njerëz të Ramës

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.