Kryeministri i Rrugës së Qumështit

Nga Pano Soko –

Ne i themi “40 milionë Euro janë çmenduri për 2.2 km rrugë, gjysma e së cilës është gati që sot – se 6 korsi janë aktualisht funksionale, projekti thjesht shtesa do zhvillojë”, Kryeministri më i mirë i Rrugës së Qumështit, maksimumin e vet të transparencës e përmbledh në një fjali “Ka manual standard”.

Dhe këtë e thotë me arrogancën e njeriut super të ditur, që halli po e detyron të flasë me ca injorantë. Dmth ky di ca gjëra që s’i kuptojmë ne të tjerët. Ky, injoranti funksional në matematikë apo ekonomi..

– Po që ka një manual e dinë të gjithë, po ti dil e na thuaj pak çfarë volumesh keni rënë dakord të paguani.

Se gjithë filmi me këto konçesionet e tenderat e rrugëve nuk bëhet tek çmimet, se ato janë miratuar me VKM dhe aty s’lëviz dot, por te volumet e punimeve dhe cilësitë e materialeve.

Pra, nga 1 m3 asfalt që mund të dojë rruga në fakt, në kontratë shënohen 10 dhe aty ne fakt hidhet vetëm 1 m3 dhe 9 të tjerat shkojnë në xhep. E njëjta gjë me betonin, hekurin, me ditët e punës apo me sasitë e punës, apo me llojin e materialit që do të përdoret.

Le të dalë dikush të na shpjegojë preventivin zë më zë. Meqë Kryeministri më i bukur i Sistemit Diellor është i sigurtë që aty s’ka vjedhje, le të publikojë preventivat e punimeve zë më zë.

Sa beton do hidhet – ça kualiteti, sa hekur-ça kualiteti, sa gërmim do kryhet, sa çakull, sa bitum, etj.etj., çdo sasi që do të përdoret që në fund të dali vlera 40 milionë Euro.

Po kam frikë se po ta publikojë, do na dalin volumet e materialeve sikur po e ndërtojmë rrugën nga Shqiponja deri në Librazhd, jo deri te Pallati me Shigjeta.. dhe madje po e ndërtojmë nga zero fare, se kjo aktualja shtratin dhe 6 korsi i ka gati.

Në një vend normal, nëse do të ishte bërë një zallamahi e tillë, do ta kishe të publikuar preventivin me sqarueset përkatëse në çdo faqe interneti të qeverisë, edhe ministria e Bujqësisë do ta publikonte tek faqja e vet…por në një vend normal ama..

Ne duhet të mjaftohemi me fjalinë e manualit, madje të themi faleminderit dhe për atë se mund edhe mos ta kishte thënë fare, dhe prapë s’do t’i plaste apandesiti fare…

SHKARKO APP