Kryeqytete modernë me rrënjë të lashta

1. Athina
Provat më të hershme të vendbanimit njerëzor në Akropolin e famshëm të Athinës datojnë midis 7000 dhe 5000 P. K. Nga mesi i shekullit të dytë P.K. Athina ishte një vend i përparuar i rëndësishëm i qytetërimit Mikenas, dhe mbeti një qëndër udhëheqëse tregtie për shekuj, për shkak të pozicionit qëndror në botën greke. Në shekullin e pestë P.K., kur qyteti kishte tashmë mijëra vjet historie në shpinë, filloi Epoka e Artë e Athinës, duke i dhuruar botës kontribute jetëgjata për demokracinë (Perikliu), drama (Sofokliu dhe Euripidi), histori (Herodoti dhe Tusididet), mjekësi (Hipokrati) dhe filozofi (Sokrati, Platoni dhe Aristoteli).
2.  Bejruti
Njëherë e një kohë i stiluar si “Parisi i Lindjes së Mesme,” kryeqyteti kozmopolitan i Libanit është aktualisht rreth 3000 vjet më i vjetër sesa vetë Parisi (i cili u themelua rreth 250 P.K.). Referenca e parë historike e qytetit gjendet në letra dërguar nga mbreti lokal faraonit të Egjiptit rreth vitit 1400 P.K. Qysh atëherë, qyteti port është qeverisur me rradhë nga Fenikasit, Grekët, Romakët, Bizantinët, Arabët, Kryqëtarët, Osmanët dhe trupat Franceze, përpara se të bëhej kryeqyteti i një Libani të pavarur në 1943.
3. Jeruzalemi
Tekste nga shekulli i dytë P.K. përmendin qytete në rajonin e quajtur “Rushalimum” dhe “Urusalim,” por përshkrimet e detajuara më të hershme të vendbanimit dhe të njerëzve të tij janë gjetur në Biblën Hebraike. Jeruzalemi u bë kryeqyteti Izraelit pasi Mbreti David e pushtoi atë rreth vitit 1000 P.K. (Tempulli i parë u ndërtua atje nga djali i Davidit, Solomoni.) Gjatë shekujve qyteti u pushtua vazhdimisht dhe me raste është rrafshuar (siç ndodhi nga Romakët në Ana Domina 70), por gjithmonë rindërtohej. Që nga 1948, Qyteti i vjetër i Jeruzalemit ka luajtur një rol kyç në konfliktin e vazhdueshëm Izraelito-Palestinez, me të dyja që pretendojnë se regjistrimet historike e mbështesin të drejtën e tyre për ta qeverisur atë qytet.
4. Ankaraja
E vendosur në kryqëzimet e Lashta të tregtisë në pllajën qëndrore të Anadollit, Ankaraja ishte vendbanim i Hittitëve, 4000 vite më parë. Një mijëvjeçar më vonë (si Ancyra) u bë një qytet i rëndësishëm në perandorinë Phrygian-e (e cila i dha botës legjendën e të dyve, Mbretit Midas dhe Nyjen Gordiane) kur u pushtua nga Aleksandri i Madh në 334 P.K.. Pas magjisë nën ndikimin e ndryshëm të Grekëve, Romakëve, Byzantinëve, Arabëve, Persianve dhe Perandorisë Turke, qyteti u pushtua në 1356 nga osmanët Turq. Ankara-ja u emërtua si kryeqyteti i Turqisë moderne në 1923 nga themeluesi i shtetit modern, Mustafa Kemal (Ataturk), i cili e kishte përdorur Ankaranë si një qendër për rezistencën e tij kundër sulltanit Osman.
5.Lisbona
Aktualisht kryeqyteti piktoresk i Portugalisë, Lisbonae u rrit në fillim drejt famës rreth 1200 P.K. si një bazë për anijet tregtare Fenikase. Kur Romakët e pushtuan Spanjën dhe Portugalinë e sotme në shekullin e dytë P.K., ata e fuqizuan qytetin, të cilin e quajtën Olisipo, me tempuj, banja dhe teatro. Lisbona u pushtua nga pushtues Myslymanë në A.D. 711, por u rimorr nga forcat Kristjane në shekullin e 12-të. Në sajë të rrënjëve të veta të udhëtimit në det, Lisbona ishte një port qëndror gjatë epokës së Eksplorimit, dhe u ndërtua dhe u zbukurua me pasuri të nxjerra nga Perandoria Portugeze e largët në Brazil, Afrikë, Indi dhe Azinë Juglindore.
6. Damasku
Sot kryeqyteti i Sirisë është shpallur shpesh si qyteti i banuar më i vjetër i botës (me radiokarbon që sugjeron një pushtim të hershëm rreth 8000 deri 10000 P.K.), por disa qytete të tjera, përfshirë këtu Jericho-n në bregun Perëndimor dhe Byblos në Liban, mund ta sfidojnë për atë titull. I themeluar me emrin Palmyra në mileniumin e tretë P.K., vendodhja e Damaskut në kryqëzimin e Azisë dhe Afrikës e bëri atë të rëndësishëm dhe shumë të lakmuar, vend të rëndësishëm tregëtar. Pas shekujve nën sundimin Aramaean, Sirian, Izraelit dhe Babilonas, Damasku u pushtua nga Roma në shekullin e parë P.K. dhe më vonë u bë një post e rëndësishme ushtarake në Perandorinë Bizantine. Pasi ra nën pushtuesit Myslimanë në shekullin e shtatë, Damasku u bë kryeqyteti i Kalifatit Umayyad, shteti i parë i vërtetë Islamik, dhe suksesi i zhvillimit të vet dhe i planifikimit urban influencuan rritjen e qyteteve të mëvonshme Arabe. Aty nga Mesjeta, qyteti ishte një metropol në lulëzim, duke tërhequr artistë dhe artizanë në turma. Në 1867, Mark Twain shkroi për vizitën e tij atje, “ Për Damaskun, vitet janë vetëm moment, dekadat janë vetëm thërrmija fluturuese të kohës.”
PERGATITUR NE SHQIP NGA www.bota.al

SHKARKO APP