Kthimi i Sazanit në destinacion turistik

Agjencia Kombëtare e Bregdetit po punon që të kthejë ishullin e Sazanit në një destinacion të rëndësishëm të turizmit në vendin tonë.

Drejtori i saj, Auron Tare e ka nisur punën në këtë ishull me ngritjen e flamurit. Sikurse bën të ditur Tare, nga dita e sotme Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të jetë në Sazan për të udhëhequr një projekt ambicioz në kthimin e ishullit të braktisur në një zonë të rëndësishme të turizmit rajonal.

Për këtë, ai falenderon për bashkëpunimin e ngushtë “Conservatuar de Littoral”, agjencia partnere franceze në këtë projekt.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sazani është një nga zonat më magjike të Shqipërisë, me një histori të lashtë që zë fill  nga shekulli i VI p.e.s. me emrin SASON. Gjatë mesjetës, ishulli kaloi në zotërimin Venecian. Në kohërat e reja së bashku me ishujt jonianë të Greqisë u pushtua nga Anglia. Që nga koha e Jul Çezarit e deri në Luftën e Dytë Botërore në bregdetin përreth Gjirit të Vlorës janë zhvilluar një numër betejash detare, pasojë e të cilave kanë qenë disa anije të mbytura.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një pjesë relikesh nënujore si, amfora e objekte të tjera, janë rikuperuar nga arkeologët shqiptarë dhe janë ekspozuar në Muzeun Historik sazaniKombëtar dhe atë arkeologjik në Durrës.

Sazani është një perlë turistike e pa shfrytëzuar deri më sot. Ishulli ka një gjeografi të përsosur për të zhvilluar turizmin detar, atë të aventurës, të historisë dhe të peshkimit.

Në bashkëpunim me specialistët e Agjencisë Franceze të Bregdetit “Konservatori Littoral” specialistë nga AKB, po qëndrojnë në Ishullin e Sazanit për të vënë në jetë  planin e veprimit të fillimit të projektit “ Sazani”. Ky projekt synon ta kthejë ishullin e Sazanit në një atraksion turistik të klasit të parë duke respektuar në mënyrë korrekte  ekosistemin dhe historinë e ishullit.

Përveç  aspektit turistik, projekti kërkon të krijoje në ishull një Qëndër Kërkimore Shkencore, e cila do të kryejë studime mbi  ekosistemet detare, arkeologjinë navale, energjinë alternative duke e kthyer këtë qëndër në një fokus të bashkëpunimit me universitete nderkombëtare

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?