Ku gabuan mediat tragjedinë e avionit gjerman?

Nga Alastair Campbell

Në qoftë se piloti Lubitz vuante nga një depresion i thellë nuk duhet të ishte në atë avion. Nëqoftëse do ishte në këtë gjendje atëherë nuk mund të bënte një jetë normale. Mund të vazhdojmë kështu në pafundësi të hamendësojmë se si mund te kishin rrjedhur ngjarjet nëqoftëse….Por….. ne nuk dimë asgjë! Nuk dinë asgjë as drejtorët e gazetave, që kanë folur për një të çmendur në kabinën e pilotimit, ashtu sikurse nuk do ta dimë kurrë të vërtetën. Edhe sikur të certifikohet qe ishte nën depresion të thellë, ashtu si është përfolur, dhe ka shumë mundësi të jetë, prapë nuk do ishte e drejtë të fajësojë sëmundjen. Po sikur piloti të kishte një tumor, kë do fajësonim, tumorin? Gabimi që kanë bëre mediat këto ditë, është se nuk ja kanë adresuar fajin një gjesti human që çdokush nga ne është i aftë ta bëjë, por ja kanë adresuar sëmundjes. Po sikur piloti të ishte një azmatik kronik dhe të kishte mbetur nën drejtimin e avionit i vetëm përballë një krize azme, çfarë do të shkruanim? Njoh mjekë që vuajnë prej kohësh nga depresioni, inxhinierë, mësues që edukojnë fëmijët tanë çdo ditë, dhe nëqoftëse një ditë, njëri nga këta do kryente një gjest ekstrem do ta kishim të lehtë t’i etiketonim.

Ju kishim paralajmëruar! Njoh edhe drejtorë gazetash që kanë të njëjtin problem me Lubitz! Kjo mënyrë e të bërit gazetari nuk është e denjë për shekullin në të cilin jetojmë. Sëmundja e pilotit prek miliona njerëz në botë. Unë nuk e njoh pilotin Lubitz, por mund të them me siguri se si mediat trajtojnë sëmundjet mendore. Personalisht vuaj nga kjo sëmundje që nga viti 1986 kur kalova një depresion të thellë dhe gjithçka që më rrethonte më dukej e kot. Por e kuptova që duhej të flisja për këtë, pa friken se kjo mund të përdorej kundër meje. Gjeta njerëz të aftë të më dëgjonin dhe kuptonim,mjeku,familja ime, që nuk më thanë kurrë “mblidh mendjen” por, ke nevojë për ndihmë. Duhet të konsultohesh me një mjek. Shumë njerëz që takoj në situatën time më thonë së kanë frikë të flasin, kanë frikë që s’do ti kuptojnë, kanë frikë se do humbin vendin e punës, dhe kjo frike ndonjëherë kalon edhe vetë sëmundjen. Dhe po ju them sot, se shkaku i tragjedisë nuk është sëmundja e pilotit, është paragjykimi i shoqërisë ndaj problemeve te tilla, që të shtyn në vetëizolim dhe përkeqësim të sëmundjes. Prandaj sot, me forcë kundërshtoj diskriminimin që i bëhet sëmundjeve mendore kundrejt sëmundjeve fizike. Nuk ka asnjë ndryshim. Sot gazetaria u kthye shumë mbrapa në kohë, dhe për këtë ja vlen të vazhdosh të luftosh.

SHKARKO APP