Ku u mori helikopterin e drogës majori Sokol Feka?

 

Autoritetet spanjolle po kërkojnë informacion në Shqipëri në lidhje me origjinën e helikopterit  rrëzuar në Malaga e që pilotohej nga majori Sokol Feka. Hetimet e deritanishme nuk e kanë zbuluar ende origjinën e mjetit që u përdor për të transportuar 1 ton hashash nga Maroku në Spanjë. Dyshohet se ai është marrë me qera në Spanjë, por hetuesit nuk kanë arritur të gjejnë se kujt kompanie i përket. Për shkak se helikopteri pilotohej nga një shqiptar, oficer i lartë i ushtrisë, pala spanjolle do t’i drejtohet zyrtarisht Shqipërisë për të kërkuar informacion. Kjo edhe për faktin se Shqipëria disponon të tillë helikopterë, BO 105. Nuk është ende e qartë nëse mjeti është siguruar nga Feka apo nga personi tjetër që gjendej në bord dhe humbi jetën gjithashtu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?