KUITS POLITIK: Cila është ministre më e paaftë në histori? Lenka apo Mirela!?

Nga Frrok Çupi
Sot në mbledhjen e Komisionit të Medias, Arsimit dhe Kulturës, deputetja Albana Vokshi i është drejtuar ministres Mirela Kumbaro:

“A e di ti se je ministrja më e paaftë e historisë?”.

Pasi dëgjova këtë batutë, mu kujtua një nga batutat më pikante të fillimit të mandatit të qeverisë Rama në vitin 2013. Vëllai i Mirela Kumbaros, një so called ‘aktor’ problematik me ‘bishtin’ e vet, po ecte i ngrefosur në rrugë. Aty takoi dy miq të tij: Kiçon dhe Yllin…

“Dëgjoni miq- iu tha- një ministre kulure që ka zgjedhur Rama, nuk është parë kurrë në historinë e shtetit shqiptar; nuk ka si Mirela Kumbaro”.

Njëri nga miqtë, (asnjëri nuk ta përton), iu kthye, e shikoi në sy, dhe i kërkoi “Pa thuaje edhe një herë”. Ai e përsëriti… Atëherë njëri prej tyre i tha prapë: “Ne nga Vlora kur duam të shajmë fort, shajmë me motër… Por unë nuk ka pse të të shaj me motër. Unë i them motrës tënde, Mirelës… “ta bëfsha vëllanë, çfarë idioti qenka!”.

Kështu mbaroi ajo histori dhe ne kemi parë pafundësisht idiotësitë e ministres Kumbaro.

Sot erdhi puna që kryetare e komisionit parlamentar, Vokshi, i tha të vërtetën në sy ministres Kumbaro:

“Nuk ka ministre më të dështuar se ti”.

Debati:
Vokshi: “Ta lëmë të flasë 15 minuta zonjën ministre se i duhet të largohet”.

Kumbaro: “Është e patolerushme që të gjithë folën nga 3 orë dhe mua më jepni vetëm 15 minuta kohë”.

Vokshi: Ju nuk mund të flisni me orë të tërë në Komisionin e Medias, zonja ministre. Këtë mund ta bëni në Kuvend, por jo këtu, nuk është vendi që ju takon. Ne kishim për të diskutuar edhe për teatrin.

Kumbaro: A mund të flas?

Vokshi: Ju nuk keni thënë asgjë deri më tani. Jeni ministrja më e dështuar.

Kumbaro: Me leje a të vazhdoj….

… Deri në këto momente, si ministre më e dështuar dhe e paaftë në historinë e Shqipërisë mbahej Lenka Çuko, e zgjedhur nga vetë Enver Hoxha prej parcelave të të mbjellave në Lushnjë. Lenka u bë ikonë e ministrit qesharak, e paaftë dhe e dështuar… Por edhe shumë histerike në mbrojtje të komunizmit kur ra.

VERITAS.COM.AL

SHKARKO APP