Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 24 Tetor 2026, 13:31 Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar Policia e Shtetit ka shtuar masat e sigurisë për protestën e sotme në Tiranë, pas thirrjeve të publikuara në rrjetet sociale për grumbullimin e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta e PD
  • Antifa dhe protestat
  • Ingrit Gjoni
  • Ermal Beqiri
  • Dorëheqjet
  • Dashnor Sula
  • Studentët protestues
  • Mali i Zi
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kukësi në eksod, 20 vite pas eksodit të madh

Forum E premte, 24 Shtator 2021 17:50
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Artan Cena

Vetëm një ditë më parë në 16 prill në Kukës u përkujtua eksodi i madh, kur shqiptarët e Kosovës kaluan kufirin dhe mbërritën në Shqipëri. Janë të paharruara pamjet e para të mbërritjes së kosovarëve në Kukës. Me rrobat e trupit, fëmijët në krahë dhe në një shi të butë, qindra kosovarë do të kalonin doganën e Morinit në Kukës në fillim të muajit prill 1999. Nuk do të kalonin as 24 orë dhe ato qindra shqiptarë të Kosovës do të bëheshin mijëra.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Radio shtetërore gjermane DW: A e rrezikon Shqipëria anëtarësimin e Malit të Zi në BE?

Para 4 orësh
Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Dashnor Sula: Protestoni, por mos digjni!

Para 21 orësh
REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

REL: Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Para 22 orësh

Brenda 1 jave qyteti i Kukësit, nga 20 mijë banorë që kishte do të dhjetëfishohej dhe më pas do të bëhej 500 mijë banorë. Brenda një kohe kaq të shkurtër qyteti i Kukësit dhe banorët e tij do të bëheshin epiqendra e botës, jo vetëm e shqiptare por e të gjithëve.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Televizionet më të mëdha do të zbarkonin në qytetin e vogël verilindor të Shqipërisë dhe situata do të bëhej ndërkombëtare. Dhjetëra personalitete botërore, qindra organizata do të mbërrinin në Kukës për të menaxhuar krizën më të madhe të refugjatëve në Europë, që prej Luftës së Dytë Botërore. Këto pamje dhe vrasjet e civilëve që po bëheshin brenda territorit të Kosovës do të bënin që SHBA dhe Britania e Madhe të vendosnin për të sulmuar Serbinë dhe presidentin e saj Sllobodan Millosheviç.

Por kjo është e gjitha histori.

Kukësi që vetëm 20 vite më parë priti eksodin më të madh të shqiptarëve, sot është në eksod vetë. I lënë pas dore si zona më e varfër e Shqipërisë, por më pasuritë më të mëdha në vend, Kukësi sot është në krizë ekonomike dhe sociale. Qindra banorë janë larguar nga zona në vitet e fundit duke ikur jashtë Shqipërisë.

Duke kërkuar një jetë më të mirë edhe si azilantë, se sa të jetojnë në Kukës. Situata është bërë më e rëndë pas vendosjes së traut në Kalimash dhe faktit që aeroporti i Kukësit i bërë dhuratë nga Emiratet e Bashkuara Arabe, pikërisht për zemrën e madhe të kuksianëve vazhdon të jetë jashtë funksionit dhe me të vazhdohet të bëhet propagandë zgjedhore nga Edi Rama. Është pikërisht qeverisja e këtij njeriu që Kukësin që priti 500 mijë shqiptarë të Kosovës, e ka shpopulluar brenda 5 vitesh.

Asnjë investim nuk është bërë në Kukës që prej viti 2013, asnjë biznes nuk është dërguar në qytetin verilindor. Gjithçka është lënë në dorë të fatit dhe të vetë njerëzve atje, të cilët vetëm 31 marsin e vitit 2018 u ngritën në këmbë në revoltë pikërisht për shkak të riizolimit që Edi Rama dhe qeveria e tij po kërkonte tu bënte.

Kukësi aktualisht është i izoluar ekonomikisht nga qeveria e Edi Ramës, duke mos hedhur asnjë sy në atë zonë, duke mos dërguar asnjë investim, por duke bërë vetëm propagandë dhe duke u tallur me ata njerëz që jetojnë në vështirësi. Pikërisht revolta e kuksianëve ndaj qeverisë së drejtuar nga Edi Rama, nuk është harruar nga ky i fundit që edhe vizitën e fundit në zonë e bëri me helikopter. Edi Rama është i pari kryeministër që nuk u fut dot në një qytet të vendit të tij, por vetëm në rrethina.

Sot 20 vite pas eksodit të madh të shqiptarëve të Kosovës, vetë Kukësi është në eksod për vete. Qindra e kanë lënë atë vend dhe qindra mendojnë të ikin. Dhe kjo vetëm sepse Kukësi është braktisur nga qeveria e tij.

Syri.net

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar
Para 9 minutash

Policia e Shtetit paralajmëron protestuesit: Do të identifikoheni edhe nëse jeni të maskuar

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë
Para 54 minutash

Protesta e PD para kryeministrisë e qetë dhe me pak pjesëmarrës. Berisha nuk merr pjesë

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron
Para 1 ore

U arrestua gjatë protestave, Gjykata e Tiranës e liron

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!
Para 1 ore

Berisha: Ejani të gjithë para kryeministrisë, po ju presim!

Më të lexuarat

1 Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i sakti
Para 16 orësh

Do të japë dorëheqjen Dashnor Sula? Kryeinspektori zbulon telefonatën me Ramën: Vër atë që është më i ...

2 Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani
Para 16 orësh

Lista e drejtuesve që kanë dhënë dorëheqjen deri tani

3 Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh
Para 16 orësh

Punë e re në Kuvend, Spiropalit i rikthehet llogaria në Facebook dhe ka një mesazh

4 Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat
Para 19 orësh

Rama kërkoi largime, dorëhiqen 3 drejtorë të rëndësishëm. Dalin emrat

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.