FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Kur Beckenbaueri dezinfektonte duart në Rinas

 

Ishte koha kur për kapitalistët, diktatura komuniste kishte vënë rregulla të tmerrshme për të hyrë në Shqipëri. Dhe çmenduria e një sistemi absurd zbatohet natyrisht edhe mbi talente apo njerëz të mëdhenj si Franz Beckenbauer, mbreti i futbollit gjerman.

Është një foto e rrallë e vitit 1971, kur përfaqsuesja e Gjermanisë Perëndimore, aliasRepublika Federale e Gjermanisë, u ul në tokën shqiptare, një vend i izoluar komunist për të luajtur në kuadër të eleminatorëve të kampionatit europian të vitit 1972. Ndeshje që u fitua nga “dojçët” me rezultatin 1-0.

Swiss Digital Desktop Reklama

Regjimi komunist kishte rregulla absurde për udhëtarët që vinin nga “bota kapitaliste”: ata duhet të dezifektonin duart në një enë qelqi të mbushur me ujë i përzier me klor.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

Të njëjtën gjë bëri edhe “Kaiseri” por edhe të gjithë kolegët e tij. Në sfond duket edhe Berti Vogst, i cili shënoi golin ndaj Shqipërisë.

p.s. Akti i dezinfektimit të të huajve që shkelnin tokën shqiptare gjatë kohës së “qoftëlargut” –  që për koiçidencë sot ka dhe ditëlindjen – mund të shpjegohet vetëm më një citat të tij që ishte vendosur atë kohë nëpër muret e shkollave, apo institucioneve të tjera sociale:

“Pastërtia nuk është virtyt i njerëzve të pasur, por i njerëzve të ngritur ideologjikisht dhe politikisht nga partia” (Enver) .

Dhe, derisa Beckenbaueri me shokë nuk e gëzonte privilegjin e të qenit i ngritur ideologjikisht e politikisht, natyrshëm që do i kishte duart e pista, me çshkak duhet ti dezifenktonte para se të hynte në vendin e shqipeve kërk.

Nga Ylli Pata – /tesheshi.com/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?