Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 26 Tetor 2026, 10:58 Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak Bashkia e Tiranës ka shpallur rreth 1500 fituesit e radhës nga aplikimet për programin social “Për subvencionimin e interesave të kredive”, një mundësi e…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta para Kryeministrisë
  • Erjon Vishkulli
  • Zgjedhjet në Serbi
  • El Clasico
  • Koalicioni Shqiptar
  • Erlind Sulo
  • Franca në krizë
  • Protesta në Portugali
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Kur përmbys karriget e pushtetit për 30 minuta!

Forum E enjte, 2 Nëntor 2023 20:45
Kur përmbys karriget e pushtetit për 30 minuta!
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mero Baze

Një nga objektivat madhore të revolucionit të Berishës u arrit. Ideja që pushteti të përmbyset duke përmbysur karriget nuk duket ide e keqe. Është e thjeshtë, pa kosto të mëdha, përveç ndonjë të share nën dhëmbë të deputetëve që mbeten në këmbë. Fotografia është shumë e bukur. Gjithë pushteti mbetet pa karrige në këmbë, ndërsa gjithë opozita është e ulur në karriget e pushtetit. Nuk pati ndonjë kosto të madhe. Hynë pak më shpejt në sale, u përmbysën karriget, lanë roje disa femra që të mos i prekin me dorë deputetët e PS, se janë namuzlinjë dhe ja ku u përmbys pushteti.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Fitore historike e studentëve në Serbi, Vučić humbet pushtetin

Para 39 minutash
Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Pandeli Majko: Vuçiç u largua nga pushteti, nuk u rrëzua si një tiran

Para 49 minutash
Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna është zgjidhje

Majlinda Bregu: Ndjesë për traumën që ju lamë trashëgim, ju përcollëm modelin se dhuna ...

Para 1 ore

Gjithë ato lodhje të pafundme, protesta, kërcënime, fushata elektorale, para të harxhuara, shpallje “non grata” e gjithçka tjetër, u arrit për 30 minuta në Kuvend. Madje këtu me një gur vret dy zogj, edhe përmbys pushtetin e Edi Ramës, edhe mban larg pushtetin e Lulzim Bashës që nuk hyn dot në sale, se dhe atij ja kanë zënë karriget. Dhe për këtë ka meritë Sali Berisha. Po të mos ishte Sali Berisha në krye të kësaj opozite, kurrë nuk do ishte arritur kjo fitore.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

E para, nuk do ishte arritur, pasi nëse do kishin një kryetar normal që nuk do ishte “non grata”, ai nuk do ishte në makth, nuk do ishte gjithë kohën nën alarm, nuk do kishte gjithë ditën në gojë trojet, pallatet, kullat e çdo gjë tjetër që i kujton drejtësinë.

Do ishte një kryetar normal, që do shkonte në Kuvend të diskutonte kot, jo taksat kaq, jo buxheti aq, jo pse e keni dyfishuar, pse nuk e keni trefishuar, pse i keni rrit rrogat 50 për qind e jo 100 për qind, pse i keni rrogat më të ulëta se në Gjermani, se na ikin punëtorët në Gjermani dhe gjëra të tilla bajate që nuk i dëgjon njeri.

Pra fati është që kanë në krye Berishën, i cili nuk ka ndërmend të humbasë kohën me budallallëqe të tilla e diskutime në Kuvend, por është në aksion për të marrë pushtetin dhe e përmbysi pushtetin aktual nga karriget për 30 minuta.

E dyta, nëse nuk do ishte Berisha kryetar i kësaj partie, dhe nëse ai nuk do kishte djalë Shkëlzenin apo vajzë Argitën, nuk do kishte akuza as për Gërdecin, as për boronicat, as hetim pasuror, as hetim për 17 kullat e vajzës, as hetim për firmat e tij si kryeministër dhe jeta në Kuvend do ishte monotone dhe Edi Rama nuk do shqetësohej kurrë.

Por për fatin e zi të Edi Ramës dhe fatin e mirë të opozitës, janë gjithë këto probleme të Berishës dhe fëmijëve të tij me drejtësinë, që mbajnë lart gatishmërinë revolucionare të opozitës dhe e detyrojnë atë të hidhet në aksion në moshën 80 vjeçare dhe të përmbysë karriget e pushtetit për 30 minuta.

E treta, nëse nuk do ishte Berisha në krye të opozitës dhe nëse nuk do kishte takim çdo dy të hëna në orën 10 në SPAK, jeta opozitare do ishte monotone dhe tani do ishin duke diskutuar gjëra të rëndomta, që lidhen me buxhetin apo PPP, koncesionet, borxhin publik e banalitete të tjera. Falë SPAK, në Kuvend temat janë bërë më serioze. Salianji fjala vjen ishte gati të digjte dhe gishtat e fundit që i kanë mbetur pa bërë pis, duke mbajtur flakadanin në dorë, vetëm e vetëm që dikush nga drejtësia ta shikojë me kë ka të bëjë.

Është kjo arsyeja që ai po thyen rekord botëror në mosndëshkueshmëri, pasi ka dy vjet që është dënuar me burg dhe kërcënon për dy vjet gjyqtaren që nuk shqipton vendimin, por fshihet. Ai flakadan në ato duar është kushtrimi real se si mposhtet drejtësia dhe një paralajmërim se me kë ka të bëjë drejtësia, nëse vepron ndaj tij dhe Berishës.

Ka dhe shumë arsye të tjera të forta që e bëjnë aq bindës faktin që ky pushtet u përmbys 30 minuta vetëm nga fakti që Berisha është kryetar opozite, por nuk ja vlen t’i rreshtojmë të gjitha. Në fund të fundit vlen ajo që u pa, që ai arriti të përmbysë karriget e pushtetit. I vuri karriget njëra mbi tjetrën, e la pushtetin në këmbë dhe vet u ul në karrige.

Dhe nuk është pak të jesh 30 minuta ulur në karrige, kurse pushteti të rrijë në këmbë. Nëse këtë e bën çdo javë, pak nga pak mund të bëjë 8 orë në pushtet për 24 javë, që i bie afërsisht gjashtë muaj periudha kohore, ose një ditë në pushtet, në gjashtë muaj.

Pastaj në fund të 30 minutëshit, dikush i kujton se duhet t’i çojë dhëndrit supë në burg, dhe se ajo vajza e pret të hënën në SPAK. Këtu Berisha harron që e ka përmbysur pushtetin dhe ulërin se do futet në grevë urie.

Kjo është zgjidhje e mirë, se nuk ka nevojë që familja të çojë supë dhe në burg, dhe në grevë. Të paktën shpëtojnë një pjatë supë, dhe ky është një privilegj që kanë vetëm pasi kanë “përmbysur” karriget e pushtetit. Por e gjithë kjo nuk do ishte e nevojshme nëse shkon në gjykatë dhe e fiton aty betejën e tij, të djalit dhe të vajzës, që janë akuzuar si hajdutë. Duke shkatërruar karriget vetëm i keni dhënë shans Linditës të bëjë një tender të ri për to.

Etiketat e lidhura

Mero Beze
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim Këshillit Bashkiak
Para 12 minutash

Shpallen 1500 fituesit për kredi të buta nga Bashkia e Tiranës, lista me emra do i kalojë për miratim ...

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)
Para 15 minutash

Bellingham na kujtoi Zidane, ja veprimi spektakolar i anglezit në golin e dytë (VIDEO)

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë
Para 18 minutash

Protestat që u kthyen në lëvizje politike/ Kardiologu që pritet të bëhet kryeministër i Serbisë

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK
Para 25 minutash

Behgjet Pacolli paraqitet në SPAK

Më të lexuarat

1 Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?
Para 4 orësh

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore që fitoi zgjedhjet, ndaj Kosovës?

2 Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët
Para 17 orësh

Erjon Vishkulli mbërrin në Romë, ka një mesazh për shqiptarët

3 Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar
Para 15 orësh

Rama publikon videon e vëllait të Erjon Vishkollit: Operacioni në Itali po mbulohet nga shteti shqiptar

4 Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë
Para 13 orësh

Vuçiq pranon humbjen në zgjedhje, fiton partia e Studentëve serbë

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.