Roland Qafoku: Kur presidenti Ahmet Zogu kërkoi arrestimin e ish-kryeministrit Fan Noli
Nga Roland Qafoku
Ky është një vendim i pubklikuar në Fletoren Zyrtare të datës 9 prillti 1926. Presidenti në detyrë Ahmet Zogu kërkonte me ngulm kapjen dhe arrestimin e ish-kryeminstrit Fan Noli. Arsyeja e publikuar është sa e sinqertë deri në naivitet por për kohën që ndodhte ishte mëse normale. Sipas vendimit të shpalljes në kërkim, Fan Noli bënte propagandë të vazhdueshme kundër pushtetit të Ahmet Zogut. Për rrjedhojë ai e quante këtë krim politik dhe për këtë Fan Noli duhet të arrestohej. Më 24 dhjetor 1925 Fan Noli u largua nga detyra e kryeministrit dhe nga Shqipëria drejt Evropës pas triumfit të Legalitetit dhe Zogu u rikthye në pushtet me të njëjtën metodë siç u largua nga pushteti. Në fillim ai mbajti detyrën e kryeministrit dhe më pa u zgjodh president me një metodë aspak demokratike por që u legalizua. Gjithçka më pas u shoqërua me përpjekje të ethshme të Zogut për ta arrestuar Fan Nolin që enden nëpër Evropë. Dëshira e Zogut ishte për ta sjellë në Shqipëri me pranga në duar. Imagjiononi për një moment sikur kjo të kishte ndodhur vërtetë. Sa poshtëruese dhe e turposhme do ishte njëkohësisht. Për fat nuk ndodhi. “Mjekrroshi” sic e thërrisnin kundërshtarët kaloi për shumë vite në kontinent sa në Austri, Gjermani, Francë, Zvicër e gjetkë. Madje, vetëm 1 vit pas këtij vendimi ai shkoi në Moskë në ceremoninë e 10 vjetorit të revolucionit bolshevik të Tetorit dhe mbajti një fjalim të denjë për nofkën “peshkopi i kuq”. Lexojeni vetë vendimin në Fletoren Zyrtare dhe kuptojeni akoma më shumë atë kohë. Por edhe kohën e sotme ama.
KOHA JONË SONDAZH

