Kur Rama në librin ‘Refleksione’ e quante LANÇ-in ‘luftë civile’

Kryeministri Edi Rama është takuar sot me veteranët e luftës me rastin e 5 majit, ditës së dëshmorëve. Në takim shefi i qeverisë ka shprehur respekt për ata që ‘morën armët për të luftuar kundër nazizmit e fashizmit’.

Reagimi, me sa duket, ka ardhur pas një shkrimi të Brizida Gjikondit, mbesa e Teki Kolanecit, komandant partizan gjatë luftës, e cila alarmohej se pse Institutit i Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, një ent shtetëror, botonte libra ku nxihej lufta dhe cilësoheshin krimnelë njerëzit e saj (ndër ta edhe gjyshi i saj).

Me sa duket, formalisht, kryeministri ka marrë sot një qëndrim të ashpër ndaj ISKPK që drejtohet nga Agron Tufa, pasi duket se mendimet e tij janë të njëjta me ato të shkrimtarti Tufa. Mjafton të shfletosh librin ‘Refleksione’ që Rama, atëherë intelektual, ka botuar në bashkëautorësi me Ardian Klosin, ku e quan luftën partizane ‘luftë civile’ me shtysë të emisarëve jugosllavë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 Edi Rama shkruante:

Swiss Digital Mobile Reklama

«Duhet pranuar më në funde: hapur që lufta kundër okupatorit degjeneroi në një luftë të përgjakshme civile… shkaktare e së cilës ishte Partia Komuniste Shqiptare e drejtuar nga emisarët jugosllavë».

(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese «Albania», Tiranë 1992, f. 180-181)

Më tutje, në këtë manifest, Edi Rama shkruan: «Histeria e luftës për pushtet që kishte projektuar gjenerali Enver Hoxha dhe marrja e pushtetit me dhunë që ka qenë thelbi i çdo lëvizjeje komuniste, është shkaku i vetëm që ajo luftë kundër okupatorit degjeneroi në luftë civile. Pra çështja e pushtetit është argumenti që zbulon edhe shkakun e tradhtisë që komunistët i bënë demokracisë dhe kombit shqiptar. Prandaj dhe nuk kanë asnjë kuptim thirrjet për harresë dhe për mbyllje dosjesh, kur nuk janë zgjidhur problemet kardinale si Lufta Civile, terrori ndaj inteligjencës e ndaj klerit menjëherë pas luftës dhe në faza të mëvonshme, terrori ndaj rezistencës së organizuar antikomuniste deri në periudhën 1952-1953, qëndrimi ndaj emigracionit politik. Rishikimi i dokumentacionit për këto nyje të rëndësishme të historisë sonë do t’i kthente Shqipërisë figurat e demokratëve, do t’i kthente në jetën normale njerëzit e ndershëm dhe do t’u tregonte vendin inkuizitorëve, që na e bënë atdheun të pabanueshëm dhe që sot bashkojnë zërin e tyre hipokrit me koret e përbotshme për demokraci».

(Edi Rama dhe Ardian Klosi, “Refleksione“, Shtëpia botuese “Albania“, Tiranë 1992, f. 181).

Politiko.al

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?