“Kurani nuk i ndalon fotografitë e Profetit Muhamed”
Një dijetare e specializuar në pikturat islame të Muhamedit, thotë se Kurani, që konsiderohet libër i shenjtë nga myslimanët, nuk e ndalon publikimin e fotografive të Muhamedit, që sipas myslimanëve është i dërguari i fundit i Zotit në tokë.
Christiane Gruber në një opinion të saj të botuar në ‘Newsweek’ thotë se përgjigja e shkurtër dhe e thjeshtë është JO, Kurani nuk i ndalon imazhet me figura në to, raporton Telegraf.
Dijetarja Gruber thotë se “në përgjithësi, një kërkim për ndonjë ndalim të fotografive të Muhamedit në burime tekstuale të kohës para moderne në islam nuk paraqesin një rezultat të qartë apo bindës për ndalimin e këtyre fotografive.
Ajo përmend se hadithet apo thëniet e Profetit paraqesin diçka të paqartë për këtë punë ndonëse ka raste kur artistët kanë pasur guxim t’i japin jetë figurave dhe në raste të tjera, ka pasur jastëkë me ornamente që kanë përmbajtur edhe imazhe me figura.
‘Nëse i rikthehemi ligjit islamik, nuk ekziston asnjë dekret ligjor apo ‘fatwa’ në korpusin historik që në mënyrë të drejtpërdrejtë dhe të qartë i ndalon imazhet me figura njerëzish, përfshirë edhe ato të Profetit. Ndonëse kohëve të fundit në internet mund të gjesh ‘fatwa’ ndërsa një i tillë që më së miri e artikulon këtë ndalim është publikuar online në vitin 2001 nga Talibanët kur ata vendosen të shkatërrojnë statujat e Budhës së Bamiyanit”, vlerëson Gruber.