Kush është njeriu që denoncoi miliardat e fshehura në Zvicër
Një takim në Paris, një javë më parë. Hervé Falciani, 42 vjec, ezmer, i veshur në mënyrë elegante shfaqet në redaksinë e Le Monde. Katër kamerat televizive do të regjistrojnë intervistën? Nuk ka problem. Specialisti francez i kompjuterëve është mësuar me vëmendjen dhe me publikun, tashmë ai ka dhënë intervista të panumërta.
Një vit më parë ai ishte kandidat për në Parlamentin Evropian, nga partia spanjolle Partido X. Temat e fushatës së tij ishin: korrupsioni dhe taksat. Megjithatë, Falciani nuk arriti të zgjidhet.
Qoftë kur flitet për bankën HSBC dhe makinacionet e tyre të dyshimta me klientët, në këto ditë rrjedhjesh informacioni për bankën zvicerane, apo qofte kur flitet për llogaritë e fshehta zvicerane të mbretërve dhe oligarkëve, të despotëve, ministrave, biznesmenëve, trafikantëve të drogës apo financuesve të al Kaedës – në qendër të çdo historie është gjithmon ky person: Hervé Falciani. “Bilbilfryrësi”. Për shumëkënd, ai është një hero. New York Times e quan “Eduard Snoudeni i bankave”.
Falciani pret me durim deri sa kamerat të jenë ndezur, drita të jetë në këndin e duhur dhe intervistuesja e Le Monde të jetë gati.
Historia e pabesueshme e kësaj vjedhjeje të të dhënave zë fill në mars 2006, kur Falciani transferohet nga HSBC në Monako, tek simotra e saj, HSBC në Gjenevë. Përpara se të hynte në botën e bankave, Falciani ishte një lojtar i apasionuar pokeri. Kishte punuar edhe tetë vjet si krupier në një kazino në Monte Karlo.
Kalimi tek Banka HSBC ishte një goditje e fatit. Ne punen e re, Falciani ka fituar ka më shumë se 100 000 euro në vit. Misioni i tij: të krijonte një sistem të ri kompjuterik me të dhënat ekzistuese të klientëve. Pas një kohe të shkurtër, thonë ish-kolegët, Falciani ishte i pakënaqur nga puna në HSBC. Ai donte një tjetër pozicion, si dhe një sistem të ndryshëm të bazës së të dhënave.
Në cdo rast, sipas rindërtimit që kanë bërë prokurorët zviceranë, kalojnë vetëm disa muaj nga dita e fillimit të punës, deri në ditën kur, mesa duket, ai fillon të nxjerrë të dhënat konfidenciale të klientëve. Në tetor 2006, Falciani ka arritur të importojë të plotë bazën e të dhënave të klientëve të HSBC në sistemin e ri. Sipas një investigimi të brendshëm të bankës, gjatë kësaj kohe të dhënat janë nxjerrë, edhe pse ato enkriptoheshin (kodoheshin) në mënyrë të përsëritur. A mos ka qenë ky momenti kur punonjësi i pakënaqur, Hervé Falciani, pa t’i vinte në dorë shansi i artë për një të ardhme të ndritur?
Duke folur në Paris, ai sjell një version të ndryshëm. Një për të cilin kurrë nuk kishte folur deri sot: Ai pretendon se kishte patur bashkëpunëtorë. Këta – për të zbuluar mashtrimet e HSBC – kishin nxjerrë nga cloud-i (reja) të dhënat konfidenciale të klientëve, në të cilat vetë Falciani nuk kish patur asnjëherë qasje. Ai thjeshtë kishte mbledhur materialet.
Pra ai nuk ishte hajduti, vjedhjen e kishte bërë dikush tjetër. Përse e thotë këtë gjë tani? Dhe a duhet ta besojmë?
Falciani ka thënë shumë gjëra vitet e fundit, dhe shumica e tyre kanë qenë padyshim të gabuara. Në mënyrë të përsëritur ai ngatërrohet nëpër kontradikta, shpik gjëra, sjell versione të reja të historisë së tij. Edhe në këtë intervistë.
Dyshimet më të mëdha rreth besueshmërisë së tij dalin nga dëshmia e një gruaje që ka bashkëjetuar me Falcianin në periudhën 2006-2008: Georgina Mikhael, ish e dashura. Katër vjet më e re, franko-libaneze dhe e martuar, ajo u njoh me Hervé Falcianin në vitin 2006 në HSBC. Në fillim janë vetëm kolegë, më pas fillojnë një marrëdhënie dhe në fund të gjithckaje duket se janë edhe bashkëfajtorë. Georgina Mikhael madje pretendon se Falciani kishte shkuar në HSBC Gjenevë për një arsye të vetme: të vidhte të dhënat konfidenciale të klientëve dhe të fitonte para prej tyre – gjë të cilën ai e mohon. Mikhael e përshkruan atë si manipulues dhe lakmitar. Ai në të vërtetë nuk ishte një “Robin Hood,” deklaronte ajo në gusht 2013 për Neë York Times.
Ndoshta në dhjetor 2006, sipas hetuesve, Falciani i ka rrëfyer të dashurës së tij një pjesë të të fshehtës. Kishte gati një projekt, me sa duket për të transferuar të dhënat që kishte vjedhur.
Për t’i shitur? Kjo është pyetja një milionë dollarëshe…
Hetuesit zviceranë i arrestojnë Falcianin dhe të dashurën e tij në dhjetor të vitit 2008 dhe i marrin në pyetje në Gjenevë. Në mbrëmje ai lejohet të largohet nga stacioni i policisë kantonale, vetëm me kusht që të nesërmen të paraqitet përsëri. Zyrtarët treguan mëshirë për të, sepse i duhej të kujdesej për fëmijën që e kishte me probleme shëndetësore. Në vend që të paraqitet përsëri në stacionin e policisë, Falciani largohet në mëngjes bashkë me familjen e tij – dhe pa të dashurën – me një makinë të marrë me qera në Nisë. Nga një server jashtë vendit ai shkarkon të dhënat e vjedhura dhe u jep pesë DVD autoriteteve franceze.
Në cështjen e ngritur kundër tij në Zvicër, pika kyçe është që Falciani donte të fitonte para me vjedhjen e të dhënave.
Ja pra, këto janë dy imazhet dy anët e medaljes që bota sheh sot tek Falciani: ose një turp, ose një hero.
Ndoshta ai ishte “koka e turkut” dhe në lojTv ka qenë edhe dikush tjetër?
Askush nuk e di me siguri, ndoshta as ai vet