Kush kërkon të nxehë Metën
Ilir Meta nuk ka frikë në politikë kur është në krizë. Përkundrazi, të gjithë duhet t’i ruhen krizave të Metës, prej te cilave ai ka dalë gjithnjë e më i fortë. Në fakt Ilir Meta është i vetmi që nuk pati frikë të arrestonte Sali Berishën si të ishte Durim Bami në vitin 2000 dhe ta mbante në qeli, me supën dhe batanijet që ia sillte Lili.
Ilir Metën e ndjek gjithmonë mallkimi i numrit 17. 17-ta është një numër ters për italianët. Ata as nuk fluturojnë nëse karrikja ka këtë numër. Deri diku faktet u japin të drejtë. Për shembull avioni fatkeq i Malaysian Airlines, kishte numrin MH017, ndërsa fatkeqi tjetër që u rrëzua në Ukrainë, u rrëzua në 17 korrik. Bestytnitë me numrat janë të shumta, më i famshmi ai 13, por ka tjera që lidhen me numrin 21, 23 dhe të tjerë. Po për Ilir Metën është numri 17.