Kush po e perdor pajisjen sekrete te pergjimit?

“Sic nuk dihet nese programet ne fjale arrijne apo jo te dekriptojne sistemin e fundit te vendosur nga Whatsap, ku mesazhet nuk ruhen me ne server dhe ku kriptimi eshte nga burimi ne burim”…

Nga Blendi Fevziu

Policia shqiptare ka pranuar pranine e nje pajisjeje pergjimi ne ambentet e saj, por i ka thene prokuroreve qe kane shkuar per ta sekuestruar se ajo nuk administrohet nga policia shqiptare, por nga misioni italian i Interforces. Se paku keshtu raporton faqja Opinion.al qe i referohet edhe faqeve te tjera qe kane trajtuar kete lajm.

Po sipas shtypit, ceshtja e nje pajisjeje ilegale pergjimi eshte njoftuar nga nje informacion qe SHISH i ka cuar Presiedentit te Republikes dhe qe ka vene ne levizje Prokurorine. Javen qe kaloi ka qene kjo e fundit qe ka bere hetime dhe ka gjetur qe kjo pajisje nuk figuron e regjistruar ne dogane, nuk ka asnje akt zyrtar qe te shenoje hyrjen ne Shqiperi, por ekziston!

Po perse duhet nje pajisje e tille pergjimi dhe perse do te perdoret ajo? Sipas ligjit ne fuqi, pergjimi behet i autorizuar nga Prokurori dhe merr forme ligjore vetem nese eshte i miratuar me vendim gjykate. Edhe ne kete rast, pergjimi ngerthen 3 institucione, Prokurorine, Sherbimin Informativ dhe Policine. Asnjera pale nuk mund te pergjoje pa pranine e pales tjeter. Synimi i ketij ligji ka qene qe te shmange abuzimin me pergjimet, nje fenomen, mjaft problematik edhe ne vende te zhvilluara europiane si Britania e Madhe etj.

Por pergjigja qe Drejtoria e Policise i ka dhene Prokurorise ngre nje pikepyetje te madhe ligjore dhe le vend per hamendje nga me te errtat.

E para perse Interforca italiane duhej te instalonte nje pajisje te tille ne Shqiperi?

E dyta perse kjo pajisje pergjimi eshte futur pa asnje shenje ne dogane dhe pa dijenine e institucioneve te tjera qe duhet te administrojne ate. Ka nje ligj se kush i administron pajisje si keto dhe kushdo qe ben pergjim te paligjshem, institucion shteteror apo privat, pergjigjet perpara ligjit.

E treta, a i lejohet Interforces te beje pergjime pa lejen e Prokurorise? Ketu pergjigjia eshte pa ekuivok, JO?

Dhe e fundit, nese pajisja eshte per trajnimin e policeve, sic citon http://www.Opinion.aldeklaraten e Cakos, atehere ky trajnim duhej te perfshinte edhe Prokurorine dhe SHISH sepse pergjimi eshte atribut i te tre institucioneve? Perse po trajnohet vetem policia dhe perse po e ben kete trajnim.

Nderkohe burime te besuara nga institucionet e sigurise, i kane thene opinion.al se ne Shqiperi jane instaluar pajisje te sofistikuara qe mund te deshifrojne edhe platforma te koduara komunikimi si whatsap dhe viber. Por nuk sqarohet nese keto administrohen ne menyre legale apo ilegale si pajisja e mesiperme.

Sic nuk dihet nese programet ne fjale arrijne apo jo te dekriptojne sistemin e fundit te vendosur nga Whatsap, ku mesazhet nuk ruhen me ne server dhe ku kriptimi eshte nga burimi ne burim.

Ka hije te forta ne kete histori, qe me shume se sa nje histori ligjore duket si nje abuzim me ligjin. Ndaj policia duhet te jete me e hapur dhe Prokuroria duhet t’i shkoj deri ne fund nje ngjarje qe mund te kthehet ne nje skandal me permasa jo te vogla. Si te gjitha skandalet e pergjimeve ne bote, qe nga watergate e deri tek News of the World… www.opinion.al

SHKARKO APP