Lengarica e shqetësuar apo e mbaruar?
Kanioni i Lengaricës ndodhet në një hapsirë territoriale që në term ligjor quhet “territor i pashqetësuar”. Shumë vendime për territore të ngjashme si në Parkun kombetar të Dajtit, të Karavastas të Otovës, të Karaburunit etj edhe e specifikojnë se cfare aktiviteti ekonomik mund të kryhet në këto territore, si kullotje apo mbledhje bimësh medicinale. Në rastin e Kanionit të Lengaricës dhe banjave termale të saj shtrohet pyetja: A shqetësohet Lengarica nëse uji që rrjedh nëpër të në mijra apo miliona vjet nuk lejohet më të rrjedh, por futet nëpër tunel e tuba në gjithë gjatësinë e tij? Nëse kjo pyetje do ti bëhej fëmijve në 9 vjecare përgjigja do të ishte pa diskutim “Po: Lengarica shqetësohet”. Ose sic tha publikisht në media Prof Kolaneci edhe pse i pajtuar nga kompania ndërtuese e HECit mbi Lengricë, “Kanioni i Lengaricës mbaron”.
Kompania Austriake që ka blerë këtë koncesion nga kompania ndërmjetëse Shqiptare po përpiqet që dosjes së koncesionit ti bëjë shtesa e modifikime për ti dhënë atij një status të pranueshëm nga ana juridike e për të ruajtur mardhëniet financiare me IFC e si dhe për ti dhënë Qeverisë Shqiptare një konfort fals në një proces të mundshëm anulimi të kërkuar prej komunitetit tw Pwrmetit r shoqërisë civile. E gjithë kjo përpjekje Austriake është si zbukurimi i një ndërtese ndërtuar mbi rërë e që nuk mund të qëndroj në kwmbë.
Austriakët e Lengaricës nëse do ishin ata kërkuesit e parë të interesuar për ndërtimin e HECit në Lengaricë, qysh në vizitën e parë në Kanion me siguri vetëm sa do bënin disa foto, mund të bënin dhe ndonjë zhytje në një nga banjat termale e do ta perfundonin vizitën me një drekë me mish gjahu tek klubi i Coles, duke i thënë një “Jo” të madhe project idese për HEC në Kanion të Lengaricës, edhe pa e ditur se është territor në zonë të mbrojtur e monument natyror me ligj, pa qënë nevoja për të bërë studime e VNM-ra të sforcuara, sic kanë bërë e po bëjnë tani.
Për më tepër devijimi i rrjedhjes natyrale të ujit si ky në kanion të Lengaricës, në tunele e tuba për 8 km gjatësi do të ishte i vështirë për tu pranuar edhe ne cdo zonë tjetër, duke ditur se në jerarkinë e menaxhimit të lumenjve edhe në linjë ndërkombëtare nuk është shfrytëzimi për energji në krye, por uji pishëm, ujitja, vlerat holistike të ekosistemit e më pas energjia.
Lengarica është tepër e shqetësuar. Nuk është vetëm detyrë e përmetarëve ta qetsojnë atë. Së pari, detyrë e Qeverisë, që duhet ta lexoj mirë ligjin, si dhe të dëgjoj Përmetarët, që e duan Lengaricën sic ka qënë në jetë të jetëve, të pa tjetërsuar.