Letër dashurie Italisë që nuk do më veten e saj!

 

Marcello Veneziani*

A ka Italia armiq? Kush janë? Është e vërtetë që ne italianët e dëmtojmë më shumë vetë veten se sa na dëmtojnë të tjerët, por nuk mungojnë as kërcënimet globale.

Civilizimi ynë ecën mes rreziqeve të mëdhenj: 1)agresioni i fanatizmit islamik dhe forcave te veta të armatosura, terroristët, 2)dyndja e emigrantvë klandestinë, 3)dekadenca, nihilizmi dhe lindshmëria e ulët.

Por çfarë kemi ndërmend kur flasim për civilizim?

Mund t’i referohemi civilizimit bashkëkohor, dmth jetës që lidhet me teknikat, përdorimet dhe konsumin, mirëqenien. Demokracinë, tregun e lirë, lirinë e zgjedhjes, së shprehjes, të drejtat themelore të njeriut et.

Ose mund t’i referohemi civilizimit europian, atij të universit të vlerave, traditave, trashëgimisië që në gjithë diversitetin e tyre janë të bashkuara nga një vizion gjeopolitik dhe shpirtëror, një trashëgimi historike, mund t’i referohemi civilizimit mesdhetar, grek, romak dhe të krishterë dhe civilizimt prehistorik që ishin baza e qytetërimit të sotëm.

Ka shumë mënyra për tëkuptuar qytetërimin por të gjitha janë të rrezikuara nga faktorët që thamë më lart.

Pika e kohezionit për të kundërshtuar fanatizmin fetar dhe terrorizmin, për të qeverisur dhe frenuar dyndjen e emigrantëve dhe për të kaluar dekadencën mbetet mbrojtja e civilizimit.

Përveç aktivizimit të mjeteve praktike dhe imunitare të mbrojtjes, duhet mbi të gjitha të rizgjojmë ndjenjën e identitetit të cilit i përkasim. Identiteti është ADN-ja enjë qytetërimi, shtuar edhe eksperiencën që kemi krijuar në kohë, përbëjnë trashëgiminë dhe historinë që ruajmë ndër shekuj.

Identiteti është rrënjët tona, tradita dhe limfa e saj.

Për të përballur të ndryshmin, të huajin, kemi si tendencë fshirjen e identitetin tonë, duke e konsideruar si një pengesë dhe mbyllje hapësirash.

Kultivojmë dy iluzione të kundërta: tregohemi mikpritës ndaj të huajve dhe deklarohemi të hapur për gjithkë që vjen. Dhe iluzioni i kundërt: ndjehemi superiorë sepse ata janë ende të lidhur me identitetin etyre dhe bestytnitë, ndërkohë që ne ndjehemi globalë dhe veprojmë në emër të humanizmit dhe të drejtave njerëzore, ndjehemi qytetarë të botës.

Mirëpo identiteti na duhet për të përballur atë që është i ndryshëm nda ne, atë që është i huaj, armiqësor dhe na deklaron luftë dhe kryen aksione terroriste. Të përballemi do të thotë të jemi të hapur si me konfliktin ashtu edhe me mikpritjen. Përballjet janë të mundshëm midis identiteve të ndryshme, jo atyre që nuk kanë aspak identitet.

Kush është krenar për identitetin e vet tregon fytyrën pa maska, i hapur, me mundësi për t’u njohur dhe jo i përçmuar si një frikacak i pabesë që fshihet, që arratiset, i gatshëm të ndryshojë identitetin e vet vetëm për të mbijetuar.

Kush e do identitetin e vet njeh vlera pozitive identiteteve të të tjerëve dhe është në gjendje të kuptojë dhe respektojë ato, identitetin e të huajve, madje edhe të armikut. Kush u jep vlerë identiteteve nuk shkel fetë, kulturat dhe traditat e të tjerëve, nuk përqesh simbolet dhe ritet e të tjerëve, sepse e di rëndësinë e tyre nga eksperienca e vet. Kush do identitetin, e respekton atë, duke nisur nga i veti. Të duash identitetin e vet nuk do të thotë të armatosësh atë dhe t’ua imponosh të tjerëve, do të thotë të mbash mbi shpinë origjinën dhe fatin tënd, të mos abdikosh dhe të mos mohosh, por të përgjigjesh për të, ta bësh të vlefshëm, ta ofrosh.

Ekziston një paragjykim idiot që identifikon mbrojtjen e identiteti të vet nëpërmjet racizmit.

Është krejt e kundërta! Racizmi lind në kontekste degradimi, kur identitetet lëkunden dhe janë thuajse të humbura, dhe duhen kompensuar me një tregim ideologjik.

Janë identitetet e pasigurta ose të keqjetuara që favorizojnë obsesionin e racizmit, që kundërshtojnë identitetet e të tjerëve në projektin e dështuar të ngritjes së identitetit vetjak .

Kush ka një identitet të fortë nuk ka nevojë ta konfirmojë kundër dikujt apo ta imponojë me forcë, mjafton që identiteti i tij të njihet  dhe respektohet.

Duhet reaguar në mënyrë të saktë sipas sulmeve që pësojmë: kundërshtojmë me ide kur na sulmojnë me ide, kundërpërgjigjemi me aksione kur na sulmojnë me aksione. Identiteti nuk është një sëmundje që na çon te racizmi, por racizmi është patologjia e një identiteti të pasigurt.

Racizmi lind nga pasiguria e identiteti të vet, nga paragjykimi,

Dhe fanatizmi nuk lind nga identiteti por nga rënia e tij.

Identiteti për fanatikët nuk janë kulturat, parimet jetësore dhe gjurmët shpirtërore, por sentencat me vdekje, anatemitë dhe parimet që kanë humbur domethënien e tyre, kanë humbur integirteitn dhe kanë rënë në fondamentalizëm dhe integralizëm që i ngrejnë në qiell vlerat në shërbim të vullnetit të fuqisë./Përshtati në shqip Amarildo Lumani

*Shkrimtar dhe gazetar italian.

SHKARKO APP