Ligj i kontestuar për fenë islame në Austri

Ndërkohë që në Gjermani lëvizja anti islam Pegida nxjerr masa njerëzish në rrugë, në vendin fqinjë Austri po pregatitet një ligj i ri për fenë islame.

Austria vlerësohet si një vend model në sjelljen me popullsinë e saj myslimane. Para 102 vjetësh Austro-Hungaria me ligj i shpalli me të drejta të barabarta nënshtetasit e saj turq. Sot në republikën e vogël në Alpe jetojnë më shumë se një gjysmë milioni myslimanë, krahasuar me popullsinë e përgjithshme pra tri herë më shumë njerëz të besimit mysliman se sa në Gjermani. Ligji i ri për fenë islame duhet t'i kundërvihet radikalizimit të pjesëtarëve të këtij besimi. Kritikë nga bashkësia e besimit islam në Austri ka ngjallur në radhë të parë ndalimi i financimit të imamëve nga jashtë si nga Turqia apo Arabia Saudite. Myslimanët e moderuar shohin këtu megjithatë një shans.

Shans për t'u shkëputur nga influenca nga jashtë

Fabian Reicher, bashkëpunëtor social në Vjenë tregon se si një prej të rinjve që ndihmon shkoi në Siri për „luftën e shenjtë“: „Një i njohuri i tij që është atje i mbushi mendjen të shkonte duke i thënë se do të bëntë një jetë të mirë dhe do të lante mëkatet. Këtu janë të shumtë ata që nuk kanë një jetë të bukur.“

Gjithsej sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme rreth 160 xhihadistë të dyshuar kanë shkuar nga Austria për në Siri dhe Irak. Në pjesën më të madhe të rinj me kualifikim të dobët dhe pa punë. Rreth gjysma janë me origjinë nga Çeçenia, shumë nga ish Jugosllavia. Në një kontroll të gjerë të policisë në fund të nëntorit u arrestuan 14 persona. Njëri prej tyre dyshohet se ka rekrutuar si predikues i urrejtjes në një xhami në Vjenë të rinj për Xhihadin. Në Austri jetojnë më shumë se gjysmë milioni myslimanë, ata janë turq, boshnjakë, arabë apo çeçenë. Një e treta ka shtetësinë austriake si austriaku me origjinë turke Efgani Dönmez i cili përfaqëson të gjelbrit në Këshillin Federal: „Austria është një moçal shoqatash dhe xhamish të cilat drejtohen që prej vendit të origjinës, qoftë kjo Arabia Saudite apo Turqia apo edhe vende të tjera nën petkun e rremë të xhamive dhe shoqatave kulturore. Ky është një zhvillim tejet problematik.“

Imamë të formuar në Austri që njohin problemet e komunitetit

Ky financim nga jashtë duhet të ndalohet. Këtë parashikon ligji i ri për fenë islame. Tre vjet me radhë është diskutuar në Austri për këtë. Ministri i Jashtëm Sebastian Kurz e përshkruan kështu drejtimin e ligjin: „Ne përpiqemi të kufizojmë influencën nga jashtë dhe për këtë arsye do të nisim një kualifikim për imamët në Universitetin e Vjenës dhe në të njëjtën kohë do të reduktojmë numrin e imamëve që dërgohen nga jashtë në Austri. Ne e dimë se në Turqi për shembull shumë imamë janë edhe punonjës të qeverisë turke, të cilëve qeveria turke ka të drejtë t'iu japë udhëzime. Kjo do të thotë që në vendin tonë ata kanë natyrisht jo vetëm ndikim fetar por edhe në politikën sociale në përmasa që ne nuk na pëlqejnë.“

Ligji i ri për fenë islame duhet të sjellë siguri ligjore për myslimanët dhe të ndihmojë në zhvillimin e një feje islame me ngjyrim austriak, dhe për këtë është i nevojshëm.„Qëllimi është të kemi gjithnjë e më shumë imamë të kualifikuar në Austri që flasin gjermanisht, që janë austriakë dhe që njohin kulturën dhe vendin tonë dhe e dinë se çfarë problemesh dhe shqetësimesh kanë të rinjtë myslimanë në Austri.“

Veç kësaj e drejta shtetërore duhet të ketë përparësi ndaj së drejtës fetare, kështu përcaktohej që në ligjin për fenë islame të vitit 1912. Veç kësaj bashkësitë fetare islame duhet të paraqesin një interpretim të përmbajtjeve të tyre fetare, të përkthejnë në gjermanisht nëntë versionet aktuale në përdorim të Kuranit dhe të shmangin çdo lloj legjitimimi të dhunës.

Përfaqësuesit e myslimanëve ndihen të vendosur nën dyshim gjeneral dhe kritikojnë ligjin në hartimin e të cilit kanë marrë pjesë. Ministri i Jashtëm Kurz thekson:

„Nuk ka asnjë dyshim të përgjithshëm për myslimanët në Austri, por nga ana tjetër qeveria nuk mund të mbyllë sytë kur ka zhvillime të gabuara.“

Në shoqatat myslimane ligji i ri për fenë islame është i kontestuar. Presidenti i bashkësisë fetare islame Fuat Sanac mendon megjithatë: „Austria ka luajtur një rol të rëndësishëm në histori, ka qenë gjithnjë pararendëse sa i takon lirisë së besimit dhe ne duam të vazhdojmë në këtë kurs. Unë jam njeri optimist dhe mendoj vetëm pozitivisht dhe jam i bindur se këto probleme do t‘i zgjidhim bashkarisht.“

Ligji i ri për fenë islame në Austri duhet të miratohet në janar nga Parlamen

SHKARKO APP