Ligji gjerman, “Jo” nuk mjafton për tu quajtur përdhunim

Përdhunimi është i përcaktuar si vepër ligjore në paragrafin 177 të Kodit Penal Gjerman. Ligji tregon se vetëm, kur ka dhunë të ushtruar ndaj viktimës, kur rrezikohet jeta e saj, ose kur viktima është krejtësisht e pambrojtur nga dhunuesi, atëherë ky akt mund të konsidrohet si dhunë në kuptimin e ligjit.

Thënia ‘‘ Jo, nuk dua!‘‘ sipas ligjit actual nuk mjafton

Këshillues të ndryshëm si dhe ata, që janë në mbrojtje të viktimave, e shohin gjendjen si të papranueshme. Etta Hallenga është këshilluese dhe udhëzon viktimat e dhunës seksuale në Qendrën e Këshillimit të Grave në Dyseldorf. ‘‘ Shumë pak gra e njohin rregullin, që nëse ato thonë jo, qajnë, apo i luten dhunuesit që të ndalojë, nuk njihet sipas ligjit si dhunim‘‘. Ato shokohen, kur përballen me këtë fakt,‘‘ thotë Hallenga.

Ministri gjerman i Drejtësisë, Heiko Maas, është pör ndryshimin e paragrafit 177 të Kodit Penal Gjerman

Hallenga ka vëzhguar gjithashtu se raste të tilla nuk merren në shqyrtim. ‘‘ Gruaja mund të paraqesë një padi, por më vonë çeshtja e saj nuk ndiqet nga prokurori:‘‘ Sipas një studimi të Institutit për Kërkime Penale në Saksoninë e Poshtme , në vitin 2012 8,4 % e akuzave të paraqitura janë refuzuar nga gjykatat.

Rregullimi i defektit

Ministrat e Drejtësisë të landeve gjermane dhe ai federal, duan tani të ndërhyjnë në paragrafin 177. Detajet e reja të ligjit, që do të futen, janë të paqarta, por me siguri ato do të nënkuptojnë që ” Jo, do të thotë Jo!”.

Gjermania është gjithashtu nën presion ndërkombëtar që nga Konventa e Stambollit – një marrëveshje e realizuar nga Këshilli i Europës për të luftuar dhunën ndaj grave, që hyri në fuqi në gusht të vitit 2014. Konventa përcakton që, në përgjithësi, çdo akt seksual pa marrëveshje dënohet me ligj.

Pas takimit të së enjtes së kaluar me kolegët e tij gjermanë, Ministri Federal i Drejtësisë Heiko Maas tha se ishte e qartë ” se ka vakume në këtë ligjin për mbrojtjen e viktimave dhe në do ta plotësojmë këtë vakum”. Sa i përket çështjes se sa rezistencë duhet të tregojë një grua në mënyrë që në fund sulmi të shihet si dhunim, ligji aktual nuk e përcakton qartë, pranoi Maas për gazetën Frankfurt Rundschau.

Po aktet seksuale të pazakonta?

Kritikët tremben se rregullimi i fortë i këtij ligji mund të rrisë dhe numrin e akuzave false. Takimi seksual midis dy njerëzve është kompleks dhe kufiri midis aktit seksual me dëshirë dhe atij me detyrim nuk është përherë i qartë. Ndonjëherë një ‘‘Jo‘‘ do të thotë një ‘‘Po‘‘ dhe një ‘‘Po‘‘ nuk ka gjithmonë kuptimin e një dëshirë të vërtetë.

Aksion proteste në Bon kundër dhunës dhe përdhunimit

Shumë kritikë e shohin të vështirë sidomos sjelljen seksuale, që devijon nga tradita, siç janë për shembull praktikat sadomazokiste. Veprimet e dhunshme që mund të quhen një vepër penale, për këtë lloj sjellje mund të jenë veprime të një kënaqësie seksuale.

Dagmar Freudenberg i Shoqatës së Juristëve të Grave Gjermane nuk sheh ndonje mospërputhje : ” Edhe në rastin e sjelljeve mazokiste, fjalët kanë qartësinë e tyre. Një po ose jo në këtë rast është i qartë edhe pse në një kontekst tjetër.”

Ka ardhur koha për të ndryshuar një paradigmë

Për të vërtetuar në gjykatë, nëse një akt është dhunim apo jo, kjo nuk do të thjeshtohet nëpërmjet ndryshimeve në Kodin Penal. Freudenberg tashmë e di që : ” Nuk ndryshon fakti se është fjala e njërit person kundrejt tjetrit, por duhet të bëhet dallimi midis ligjit, që të mbron si njeri dhe faktit që personi tjetër nuk do të jetë sërish kërcënues më vonë.”

Etta Hallenga shton gjithashtu se: ” Nuk është e rëndësishme, nëse shtohet numri i arrestimeve apo i dënimeve. Ajo që më shqetëson më shumë është sjellja, që ne kemi në lidhje me vetëvendosjen seksuale. Paragrafi 177 është një shuplakë në fytyrë, për sa i përket të drejtave të njeriut.” Në një afat më të gjatë të shpresojmë se ligji i rreptë mbi veprat kriminale të shkaktojë një ndryshim në mentalitet – të drejtën që njerëzit të vendosin vetë se çfarë duan të bëjnë me trupin e tyre të mos njohë asnjë përjashtim.

Rastet e përdhinimit: Vështirësi për t’i dëshmuar.

Një seri e tërë masash të nevojshme për t’i ndihmuar gratë, që kanë përjetuar dhunë seksuale, është një tjetër pikë, ku Hallenga dhe Freudenberg bien dakort me njëri-tjetrin. Deri tani vetëm disa shtete federale sigurojnë mundësinë e ruajtjes së të dhënave si ADN – ja pas dhunimit pa ndërhyrjen e menjëhershme të autoriteteve. Kjo është e rëndësishme, pasi sa më shpejt që autoritetet janë të informuara, ato duhet të fillojnë hetimet zyrtare, duke e larguar çështjen nga gruaja.

Por viktimat shpesh kanë nevojë për tu menduar ne lidhje me paraqitjen e akuzës si dhe pasojat që vijnë, thotë Freudenberg. Hallenga thotë se policia dhe gjykata e përdorin rrallë metodën e pyetjeve nëpërmjet filmimit duke i lehtësuar grave dhënien e dëshmisë. Ka shumë raste, që mund të zgjasë shumë kohë, deri sa akuza të ngrihet – ndonjëherë deri në 2 vjet.

Kohët e fundit në shtetin e Kalifornisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës hyri në fuqi ligji i ri, që ndalon seksin në Universitetet lokale, pa pasur një ”Po” të qartë nga të dy partnerët. Kjo lëvizje është parë nga përkrahësit si një evolucion logjik i ligjit të mëparshëm që ” Jo do të thotë JO”:

SHKARKO APP