Ligji i ri, lista: Ja sa pikë ju hiqen
Për çdo gabim që do të bëni teksa drejtoni automjetin tuaj tashmë do t’ju hiqen edhe pikët e patentës. Leja e drejtimit do të zhvleftësohet në rast se ju do të tejkaloni numrin e gabimeve dhe do të zerohen pikët.
Për ta bërë më të qartë sistemin e funksionimit të heqjes së pikëve nga leja e drejtimit më poshtë mund të shihni se sa pikë hiqen për çdo gabim tuajin teksa drejtoni automjetin. Kështu për tejkalim të shpejtësisë nga patenta hiqen 3 pikë për rastin e parë dhe 5 pikë në rast të ripërsëritjes së gabimit.
Për qarkullimin në kundravajtje penalizmi është 5 pikë ndërsa për ripërsëritje të gabimit është 8 pikë. Po ashtu në ligjin e ri parashikohen penalizime të cilat në rastin e parë të shkeljes nuk hiqen pikë por në rast të një përsëritjeje heqja e pkëve mund të jetë nga 3-8 pikë në varësi të rasteve të përsëritjes.
Penalizm tjetër i rëndë është ai i i heqjes së 10 pikëve njëherësh është nëse nuk ndalon ose nuk lejon kalimin e mjeteve me sinjale zanore shtesë. Maksimumi i pikëve që hiqen njëherësh është 15 pikë në rastet më flagrante siç mund të jenë: Qarkullimi me mjet nën efektin e lëndëve droguese ose psikotrope, nuk zbaton detyrimin e ndalimit në rast të një aksidenti me dëme në njerëz, ose në rast se drejtuesi i mjetit nuk pranon që të bëhet verifikimi i gjendjes psikofizike si pasojë e ndikimit të lëndëve droguese ose psikotrope.
Nga 22 prilli të gjitha patetnat ekzistuese dhe ato të mara rishtazi do të kenë 20 pikë maksimale, ndërsa heqja e pikëve nësë një shkelje përsëritet dyfishohet në harkun kohor 6 muaj deri në 2 vite.
Sipas policisë penalizimi me heqjen e pikëve do të shoqërohet dhe me gjobë në vlerë monetare, ku me ndryshimet në kodin rrugor një sërë gjobash janë dyfishuar përfshi dhe atë të kalimit të semaforit me të kuq e cila shkon në 30 mijë lekë