Lindja e turizmit në një ishull

Nga Eridion Gjetja –

Kur përmëndet Sardenja mëndja shkon tek rëra e pastër, ujrat e kulluar dhe paesazhet e mrekullueshme të bregdetit të saj. Por imazhi i ishullit si vënd turistik është më pak i hershëm se ç’mendohet. Në fillim të viteve ‘50 kushtet socio-ekonomike te Sardenjës nuk ishin të favorshme për popullsinë e saj. Ashpërsia e territorit e bënte atë pak të përshtatshëm për kultivim. Blegtoria ishte pika kyçe e jetës të sardeve, traditë që, për disa aspekte, ruhet edhe sot e kësaj dite. Në momentin e ndarjes së tokave caktimi i pronave në zonat bregdetare shkaktonte pakënaqësi dhe konflikte brenda familjeve. Kjo sepse konsederoheshin si terrene nga te cilët nuk mund të nxirrje asnjë lloj përfitimi dhe që askush nuk i donte.
Në fillim të viteve 50’, shfrytëzimi i bukurive natyrore ishte marrë në konsideratë nga autoritetet e krahinës autonome por metamorfoza e ishullit në një nga vëndet më të lakmuara nga pushuesit i detyrohet një figure të jashtme e pak të njohur për publikun e gjërë, Princit Kerim Aga Khan IV. Guidë supreme e një nën dege të islamizmit shiit, biznesmen i sukseshëm dhe personazh në zë i jet setit ndërkombëtar, Aga Khan viziton Sardenjën veri-lindore për here te parë në fillim të viteve ’60 dhe bie në dashuri me atë tokë. Pas themelimit të konsorciumit “Kosta Smeralda”, me blerjen e 3500 ha tokë bregdetare në zonën e Gallures, princi, falë edhe njohurive të tij për biznesin, do ta kthente Sardenjën ndër vite në perlën e turizmit bregdetar në Europë.
Impakti i investimeve në të gjitha infrastrukturat në mbështeje të turizmit do të rezultonte themelor për zhvillimin e krejt ishullit. Në marsin e vitit 1963 Aga Khan do të themelonte kompaninë ajrore Alisarda që do bëhëj më pas Meridiana dhe së fundmi Airitaly. Gërshetimi i modës eliotropike me vizionin i një ëndrrimtari jashtëzakonisht të pasur kanë rrealizuar ndër vite fushatën e marketingut më të sukseshme të mundshe që Sardenja mund të kishte për bregdetin e saj të mrekullueshëm. Tradita e turizmit në ishull ka bëre hapa prej gjigandi por gjitçka do të ishte krejt ndryshe pa atë vizitë të princit të 60 viteve më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?