Lista e zezë e Ramës, Manjani: Akti i dytë i diktatorit

Vijojnë reagimet e ashpra ndaj kërcënimeve të kryeministrit Edi Rama lidhur me një listë të publikuar nga vetë ai për zyrtarë të korruptuar, duke paralajmëruar një valë të fortë shkarkimesh në të gjithë sektorët e administratës shtetërore.

Një reagim i ashpër vjen edhe nga ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, që e cilëson si aktin e dytë të diktatorit reagimin e mesnatës së djeshme të Ramës ku paralajmëroi se “nuk kemi parë asgjë akoma”/

Komenti i plotë i Ylli Manjani në “Facebook”

Akti i dytë i diktatorit.

——

U nis në Trieste të bisedonte për negociatat në Europë por, na futi në JUGOSLLAVI!!! Na anëtarësoi pa na pyetu fare në një kalbësirë politike që po tenton të ringrihet në kurriz të Shqiptarëve!

U nis me këpucë të bardha në dukje si Europian, por u kthye si Jugosllav. U kthye si vasal i “çiç” e “viç-ve”.

Ulëriste në Kuvend ndaj Ben Blushit, që e kishte pyetur se pse nuk çelen negociatat. Raportoi zyrtarisht se negociatat do çeleshin sapo të fillojë vetting-u.

Vettingun e hodhi në erë me flet-rrufenë e “listës së zezë”. Ndërsa Jugosllavinë na e shet si BE!!! Kulmi i talljes! Tallje e rëndë kjo!

Si mund te “jetë dakort” ky njeri me këtë ide?! Kë pyeti, me kë u konsultua, interesat e kujt përfaqëson ky njeri?

Po si nuk pyeti popullin e vet, shqiptarët kudo jetojnë, qoftë edhe ne FB nëse duan të bëhen apo jo Jugosllav?!

Nuk po i hyj analizave të tjera, ekonomike e politike, mjafton dhe kaq për të kuptuar rrezikun që mbart ideja dhe sjellja diktatoriale e njeriut qe i mbeti pushteti në dorë!

Tani që ka pushtetin i vetëm, po merr edhe Shtetin në konflikt të hapur me Kushtetutën e ligjet dhe po na paketon të gjithëve si Jugosllavë!

Koalicioni i Govatës me drejtues “vet Alinë e vetë Kadinë” nuk suprizon më!

SHKARKO APP