Lozim opozitash!

 

Që në Shqipëri varfëria as nuk ka ardhur nga qielli dhe as nuk zgjidhet me shkop magjik, mund ta artikulojë dhe një fëmijë , po jo kryetari i PD-së, i cili gjatë fjalës ngjante me një të sapo ulur në podium nga disku fluturues, që sapo kishte mbyllur me sukses një operacion shpëtimi në botën e tij imagjinare dhe priste te niste në botën e re një mision si djali i bindur i mbretit, i cili megjithëse i patalentuar, babi e ka ëndërr ta bëjë aktor. Për këtë Lulit iu vu në dispozicion sallë, aktorë ndihmës dhe cfarë është më e rëndësishmja, spektatorë. Po, po spektatorë që ta duartrokasin, ta ekzaltojnë, ta përkëdhelin sedrën e tij vocrrake, ta bejne të besojë se është hero …,

 

e pas gjithë kësaj babi t’i thotë që si provë e parë për të luajtur opozitash, hmmmm, jo keq…,

 

e Luli të gajaset së qeshuri nga suksesi me babin.

 

Por a mundet vërtetë astronaut Luli të aktrojë si kaq i pafajshëm, sa të vijojë kaq i buzëqeshur edhe pas 10viteve në pushtet si “njëshi” i rrugëve i rendit e i qetësisë ?!

 

Luli, më mirë po t’i bëj ty ca pyetje me spec që bllokon të qeshurën e ndoshta më përgjigjesh, t’paktën me mend dhe pa zë.

 

Kush ua hëngri bukën shqiptarëve dhe ua thau sofrën 8 vitet e fundit eeeh Luli?

 

Po xhepat kush ua dliri?

 

Po të ardhmen kush ua shiti në tregjet e aksioneve të dështuara?

 

Po shpresën për të nesërmen kush ua hoqi të rinjve?

 

Kush ia bëri të adhurueshëm, punëmbaruar kriminelin shoqërisë shqiptare?

 

Po injorantin kush e afroi duke e vënë në krye e duke ftuar furishëm dhe të tjerë që të ndiqnin shembullin e të “pushtetshmit”, të mbyllnin fort sytë dhe po aq fort të nxirrnin në pah më të keqen e tyre për të shkatërruar cdo vlerë të mbetur në Shqipëri?

 

Kush i përcau me zell shqiptarët për t’I lënë edhe 20 vite të tjera peng të vetvehtes?

 

He mor Luli? Ti je lideri i ri blu, këto gjëra duhet t’i dish!

 

Po ai pra ai…, edhe ti. Thuaje Luli, mos hezito! Janë “vlera” që do ua njohë historia, pavarësisht shenjës përpara dhe shpresës suaj për një memorje të cunguar të shqiptarëve.

 

Nëse vërtetë do të kishte opozitë, opozita duhej të dilte të nesërmen tuaj në shesh për ta penguar lojën e ulët coroditëse, gjoja prej opozite, që doni të bëni. Nuk fshiheni dot pas gishtit tuaj e aq më tepër pushteti juaj 8vjecarë që coroditi me së keqi Shqipërinë, shumë më shumë nga c’ishte, që e gënjeu, i bëri shplarje truri, i hoqi të drejtën e zgjedhjes, i varrosi drejtësinë, i robtoi qytetarët me një vend pune “ne shtet”/ fis, i urdhëroi të mos bëzanin. Cdo hallkë ishte e shkëputur dhe korrupsioni grinte skeletin cdo ditë, por makineria mafioze ngrihej e tëra në këmbë vetëm atëherë kur donte t’i binte atij që guxonte të ngrente krye apo të kundërvihej ndaj saj, një pushtet që lejonte të kaperdiseshin rrugëve mafiozë e kriminelë, që i lejonte të shisnin e mbillnin mijëra hektarë drogë si të ishte grurë dhe me qëllim e paraqiste dobësinë e vet përballë krimit, që tek asnjë qytetar i ndershëm të mos guxonte të ngjizej ëndrra për një shtet të së drejtës që respektohet e respekton qytetarët e vet, përkundrazi në qendër për vite me rradhë qëndronte relativizimi i cdo vlere përmes shembullit të keq si frymë imponuese për krejt shoqërinë e mbajtur nën dhunë duke dekonspiruar në mënyrë fatale cdo inisiativë për drejtësi.

 

Shkurt e thjeshtë, në tetë vjet, ky pushteti, ku shërbeu edhe ky Luli, u impenjua me mish e shpirt të mbillte tek qytetarët mitin e kriminelit, të korruptuarit, matrapazit, servilit, të paaftit, që vetëm si i tillë të hapeshin dyert e “parajsës” shqiptare dhe mbaroje cdo pune në kurriz të krejt shumicës së shoqërisë.

 

Nga skaji i segmentit kohor të kësaj katrahure sociale dhe pikërisht nga momentet më të dhunshme të saj, ka kaluar vetëm një vit dhe më pak se një vit që u larguan shumica e kokave të kësaj mafie, e ky Luli guxon moralisht të dalë nëpër rrugë si “inocent i buzeqeshur”, ardhur nga Marsi, duke u munduar të imitojë si fëmijë i llastuar një opozitë që pati dhe do kishte gojë të fliste.

SHKARKO APP