Luan Pobrati: Rri i qetë Sali Berisha, nga ne askush s’do hakmerret

Në një reagim publik, daja i dy vëllezërve Shyti dhe ish-zyrtari i larte i Sigurimit të Shtetit i përgjigjet akuzave të ish-kryeministrit për lidhjet e familjes se tij me trafikun e drogës. 

Nga Luan Pobrati

Këto ditë, opinioni është njohur më disa arrestime të kryera në Elbasan dhe Tiranë, sikurse ka mësuar për zbuilimin e një ‘laboratori’ ku me gjasë, bëhej përzierja e substancave nga përftohej kokain e nuk di çfarë tjetër droge do të prodhohej në Xibrakë, diku pranë qytetit ku unë kam kaluar një pjesë të fëmirisë.

Rojen dhe sigurimin e impiantit të kokainës (shkruan Berisha në Facebook), e bënte daja i Leart dhe Orik Shytit, vëllai i Luan Bobratit (a thua gabon padashur mbiemrin!), pikërisht  Famedini (im vëlla quhet Samedin), të cilin e thërrasin Buçi dhe nuk është arrestuar nga policia…

Indiferent për gjithçka  flet Sali Berisha, më tepër këto kohë kur gjithmon e më shumë  për çfarë shkruan e thotë ish kryeministri e kanë humbur interesin të tijët,  e jo më të tjerët , që e njohin  herët, ndaj nuk gjej arësye të veprojë ndryshe as unë. Aq më pak, kur në kandar vihen komunikimet e Berishës mes fecebookut, që për hirë të së vërtetës, përsa dëgjoj nga mediat vizive, qoftë edhe për ngjarjen e fundit, kuptoj se përmbajtja e tyre ngjason dhe ofron me ‘ustanofkën’ që bënte ish sigurimi dikur, para viteve ’60-të, të cilën për motive që lidhen me subkoshiencën e  ngarkuar të Sali Berishës, shndërruar tanimë në praktik dhe metodologji pune, duke shprehur kështu hapur mënyrën e vjetëruar të bërjes  politikë .

Gjithsesi në rastin tim, nuk ka problem. Unë e njoh herët Sali Berishën dhe konteksin në të cilën ai hedh ‘parrullën’, për të marrë përgjigje, siç thuhet ndryshe,’kundërparrullën’.

Ne jemi në  vite ‘lojtarë’ dhe në daç ’lajmëtarë’ me njëri-tjetrin! Për këtë, prej shumë kohe si të thuash, kemi dëshmitar opinionin dhe lexuesin , i cili tek ka mësuar shtrëngimin tim politik shtretëror përmes ish presidentit Berisha, po kaq njeh dhe alibit e motive të  arrestimeve të mia të paligjëshme, sikurse dhunimin fizik përmes falangave të regjimit të tij, apo thënë më troç të Berishës së I-rë.

Kushdo që ka qenë i vëmendshëm,  qysh herët e ka kuptuar se përballë interesave  vetjake dhe qëllimeve personale, Sali Berisha nuk njeh drejtësi, parime dhe principe . Ai shkel mbi ligje dhe kushtetutë. Sikurse nuk ka munguar të tentoj të shkatërroj shtetin dhe  Shqipërinë. Për të,  motua e të bërit politikë, është deviza shpif shpif se diçka mbetet!

Por përsëri, arsyeja përse në mes pak rreshtave, i kushoj vëmendje shpifjes së  radhës të Sali Berishës në facebook , është se për mua  mbetet me rëndësi thënia e popullit: “Hedh budallai një gur në lumë, e mblidhen njëqind të mençur dhe s’e nxjerrin dot!”. Ndaj  në respekt të saj i sqaroj lexuesit , qofshin dhe ata të pakët që ende e besojnë Sali Berishën ,se im vëlla, jeton prej kohësh pranë fëmijëve jashtë vendit, siç vërtetohet lehtë kur ai ka dalë së fundi nga Shqipëria. Nga dua të them se është mashtrim i qëllimshëm  tymnaja djallëzore e  Berishës, se im vëlla, Samedini pra, i cili ndryshe thirret Buçi, të ketë punuar roje në ‘laboratorin e kokainës’ në Xibrakë.

Çfarë tjetër tërheq vëmendje, është se përmes thirrjeve në facebook, Sali Berisha po tenton të arrijë një tjetër djallëzi të tij. Alibin se gjoja pjestar të organizantës së ashtuquajtur ‘Hakmarrja për Drejtësi’, kanë nisur të ushtrojnë terror psikologjik mbi nënpunësit shtetoror të policisë, prokurorisë dhe gjyqësorit, lojë përmes së cilës, ai zbulon padashur frikën që e ka mbërthyer për vete; nga e siguroj të mos tutet, panvarsisht ligësive dhe poshtërsive të realizuara në vite ndaj familjes sime të madhe.

Rri i qetë Sali Berisha! Ruaju perëndisë,  nga ne askush nuk  hakmerret.

SHKARKO APP