Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E mërkurë, 11 Nëntor 2026, 11:00 Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta Ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta, është arrestuar këtë të mërkurë me urdhër të Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, nën dyshimin për…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Zgjedhjet lokale
  • Pensionet
  • Ueno Bank
  • Veliaj
  • Reforma zgjedhore
  • Irani
  • Qeveria teknike
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Luan Rama: Një shpjegim gjuhësor, për një lajthitje gjuhësore në fjalimin e Ramës

Forum E premte, 11 Dhjetor 2020 12:35
Luan Rama: Një shpjegim gjuhësor, për një lajthitje gjuhësore në fjalimin e Ramës
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga: Luan Rama, zv/kryetar i LSI-së

Nuk e keqkuptoj vlerësimin e fundmë të Baton Haxhiut, anipse subjektiv siç ai e tha edhe vetë, i cili u shpreh në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut pak a shumë se: “fjalimi i Kryeministrit ( mbajtur pas ngjarjes kriminale të vrasjes prej një punonjësi të Policisë së Shtetit të një qytetari të pafajshëm, shënimi im), është më i miri që ai ka mbajtur ndonjëherë që prej kur është në atë detyrë”. Jo sot, po prej shumë kohësh që kur unë e lexoj Edi Ramën, kam çmuar në shkrimet apo ligjërimet e tij një stil elegant e imponues për nga gjuha, ngjyrimi emocional, vlerat stilistike dhe konstruktet sintaksore, që e përveçonin atë ashtu sikundër edhe veshja, nga disa modele klishe e pa identitet të bashkëkohësve të tij.

E bash prej këtij vlerësimi, ia qëmtoj me vëmendje edhe fjalimet që i mban nga pozita e Kryeministrit, të cilat, më duhet ta them se në gjykimin tim janë përgjithësisht fjalime hipokrite për nga përmbajtja e me shumë më pak vlera për nga stili, krahasuar me çfarë ai ka shkruar më parë. Retorika e tij është e stisur, shpeshherë e dominuar nga mëllefi dhe tensioni, si shprehje e një gjendjeje emocionale konfuze dhe të pasigurtë, që jo rrallëherë shoqërohet edhe me lajthitje gjuhësore, siç ishte në fakt edhe fjalimi të cilit po i referohem.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Pa dashur të bëj përpjekje për ndonjë studim më të thelluar në stilistikën e ligjërimit të Kryeministrit, po sjell në vëmendjen e Batonit, e me këtë rast edhe në vëmendjen e opinionit, pra të lexuesve, vetëm një fakt si argument i përdorimit të pavend të një fjale, (raste të tilla në shkencën e gjuhësisë konsiderohen lajthitje), të cilën me sa duket Kryeministri e ka huazuar me vesh, i ndikuar prej përdorimit të gabuar që i bëjnë disa kinse gazetarë, që mjerisht nuk kanë as njohuritë më elementare të kulturës së gjuhës. Më konkretisht, po shkëpus nga fjalimi i Kryeministrit vetëm paragrafin e parë, për të vërejtur dhe analizuar përdorimin e gabuar që ai i bën fjalës efektiv, jo vetëm në këtë paragraf, por në të gjithë fjalimin gjatë të cilit e ka përdorur atë fjalë disa herë e në të gjitha herët gabim.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

“Humbja e jetës së një djali 25 vjeçar, nga tejkalimi ekstrem i forcës së një efektivi policie, ishte një tragjedi për familjen dhe një lajm tronditës për të gjithë shoqërinë”, thotë Kryeministri. Po nënvizoj: “ … tejkalimi ekstrem i forcës së një efektivi policie”. E gjithë fjalia është ndërtuar gabim në fakt, sepse lind pyetja: ku dallon tejkalimi ekstrem nga tejkalimi joekstrem i forcës në rastin konkret? Por, ndërsa ky është një gabim i qëllimtë, i bërë enkas për ta unifikuar terminologjinë e fjalimit të kryeministrit me terminologjinë e gabuar ligjërisht të përdorur nga njoftimet e para të Policisë së Shtetit menjëherë pas ngjarjes, kur u tha se “vrasja është bërë në kapërcim të kufijëve të mbrojtjes së nevojshme”, përdorimi i gabuar i fjalës efektiv për të veçuar individin punonjës të policisë, është pasojë e mosdijes, është pasojë e injorancës gjuhësore.

Mund t'ju interesojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 42 minutash
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06
Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

Tablo e zymtë ekonomike e familjeve në Tiranën urbane!

9 Nëntor 2026, 19:14

Sepse fjala efektiv nuk ka kuptimin individ ose një person i vetëm, por referuar të gjithë fjalorëve të gjuhës shqipe, efektív,-i është emër i gjinisë mashkullore; numri shumës; që nënkupton numrin e përgjithshëm të punonjësve në një ndërmarrje a në një institucion, të ushtarakëve të një njësie a reparti; për shembull efektivi i forcave të armatosura, efektivi i forcave tokësore, ajrore etj. Për analogji edhe efektivi i Policisë së Shtetit.

Pra, ka kuptimin e tërësisë së të gjithë individëve që përbëjnë një institucion, në rastin tonë Policinë e Shtetit.
Nëse do të duhet të gjejmë një fjalë tjetër me kuptim të ngjashëm apo të përafër, është fjala kolektiv.
Por ne nuk mund të themi “tejkalimi ekstrem i forcës së një kolektivi policie”, për të nënkuptuar individin punonjës policie, siç nuk mund të themi “tejkalimi ekstrem i forcës së një efektivi policie”, sepse në rastin konkret, vrasjen e ka bërë një individ, një punonjës i policisë dhe jo të gjithë punonjësit e policisë që përbëjnë efektivin e saj.

Ndaj, për të qenë korrekt, Kryeministri nuk duhej të shprehej “tejkalimi ekstrem i forcës së një efektivi policie”, por “tejkalimi ekstrem i forcës prej një punonjësi të policisë”. Gjuha është e shenjtë. Ajo ka kodet e saj të përdorimit që gjithashtu janë të shenjta. Kultura e përdorimit të gjuhës është shenjë domethënëse e cilësisë së formimit kulturor në tërësi dhe bën diferencën e një individi prej një tjetri edhe përsa i përket nivelit kulturor, nivelit intelektual etj.

Ndaj, në fjalimin e fundit, Kryeministri duke përdorur një fjalë pa e ditur kuptimin e saj, por që e ka huazuar me vesh prej përdorimit vulgar që rëndom e ndeshim nëpër kronikat e gazetarëve mediokër, më e pakta na dëshmon në këtë pikë ngjashmëri me gjindjen prej nga e ka huazuar. Lajthitje të tilla gjuhësore, janë zakonisht shenja që na ofrojnë mundësinë të kuptojmë a lexojmë falsitetin kulturor të njerëzve mediokër në zotërimin e kulturës së gjuhës.

Etiketat e lidhura

Luan Rama
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta
Para 10 minutash

Arrestohet ish-ministri i Ekonomisë në Serbi, Rade Basta

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!
Para 20 minutash

Skyttä paralajmëron Shqipërinë para ndeshjes në Tiranë: Mund t’i mundim sërish!

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin
Para 20 minutash

Sara Mila në SPAK: Do të jem këtu sa herë të më thërrasin

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi
Para 23 minutash

A do arrihet paqja në Ukrainë? Nis dita e dytë e bisedimeve në Abu Dhabi

Më të lexuarat

1 Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj
Para 13 orësh

Pensionet, zbulohet shifra që pritet në 2029! Ja sa do të marrë pensionisti rural çdo muaj

2 Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….
Para 14 orësh

Ilir Meta shigjeton liderin e PD, Berisha: Duhet rikthyer Kushtetuta e para vitit 2008….

3 Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026
Para 5 orësh

Horoskopi i ditës, e mërkurë 11 nëntor 2026

4 A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën
Para 14 orësh

A do të marrë pjesë Veliaj në Asamblenë e PS-së? Klosi zbulon pengesën

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.