Lubonja denoncon palmat e autostradës si përsëritje të politikës së fasadave

 

Në këndin e tij në Agon Channel Lubonja ka dalë sot nga studioja për të ushëtuar në autostradën e Veriut. Vëzhgimi i tij është ndalur në dy momente tejte paradoksale. Fillimisht ai ka pasqyruar ato që i quan shpenzime maramendëse për fasadë të iniciuara nga kryeministri, për Palma dhe drita në rrugën e Rinasit. Por Lubonja ka shkuar edhe më tej ai është ndalur edhe në rreth rrotullimin që të shpie drejt rrugës së kombit ku torturohen me mijra makina në 200 metra rrugë të shkatëruar dhe të mbetur në kushte provizore. Këtë e ka quajtur ai kulmin e politikës së fasadave, ku shpenzohet për imazhin që do të lëmë tek të huajt që vijnë njëherë në vit dhe nuk investohet për ato difekte me të cilat shqiptarët ndeshen përditë. Gjatë vëzhgimit të tij Lubonja nuk ka haruar të ironizojë me një simbol të arkitekturës kiç që gjendet ne qafën e Kasharit sapo kthesa që vjen nga Rinasi, kryqëzohet me autostradën, hotelin e sapombaruar Amadeus Palace. Shikojeni.

SHKARKO APP