Lubonja: Më vjen të qesh me Bashën

Fatos Lubonja thotë se ka mbetur i zhgënjyer nga fjalimi i Lulzim Bashës në protestën e së enjtes. Ai thotë se Basha flet për shporrjen e Ramës e Metës, ndërkohë që problem nuk janë personat, por sistemi. Pjesë e të cilit, sipas Lubonjës, është edhe vetë Basha. Ai thotë se i vjen për të qeshur kur dëgjon këto deklarata, të cilat nuk japin shpresë dhe nuk emocionojnë askënd.

Ne do ta shkulim të keqen! Ne do ta shporrim Edi Ramën dhe Ilir Metën!”.

Pse më tërhoqën vë- mendjen? Sepse, sapo dëgjoj këtë lloj formulimi, ku e keqja identifikohet me ndonjë emër të përveçëm dhe gjithçka rrotullohet aty, tek emri i përveçëm “Berisha”, “Nano”, “Meta”, “Rama”, “Basha” etj., zhgënjehem, më vjen të nënqesh dhe të përjetoj pikërisht sabotimin e shpresës. Prandaj unë them se nuk ka më shqiptar që të emocionohet e të ndiejë shpresë duke dëgjuar fraza të tilla, si: “Ne do ta shporrim Edi Ramën dhe Ilir Metën!”. Madje, edhe shfaqja e fundit në formë drame dhe komedie e “bombës Doshi” sikur po shërben për të harruar marshimin e të keqes si sistem”, shkruan Lubonja për “Panorama”.

Ai bën gjithashtu një paralelizëm betonizimin e Liqenit që po ndodh sot. Sipas Lubonjës edhe në këtë rast Rama e Basha bëjnë teatër, ku njëri jep lejen për ndërtimin e kullave dhe tjetri bën sikur çon INUK-un për të pezulluar punimet.

“… duke e konsideruar futjen e krimit në Parlament si frytin më të hidhur të pemës së të keqes- sistemi i përdorimit të politikës për interesa njerëzish që punojnë në mënyrë kriminale ndaj të mirës publike,- është se në kushtet ku jemi, nuk ka kuptim të bësh një ndarje midis “qeverisë” dhe “krimit”, apo “qeverisë” dhe “pafuqisë” së saj ndaj krimit, pasi krimi dhe politika te ne janë dy faqe të së njëjtës medalje”, shkruan Lubonja.

SHKARKO APP