Lubonja: Qeveria vazhdon politikat e fasadave, harron problemet reale
Analisti Fatos Lubonja ka akuzuar mazhorancën se po përsërit vazhdimisht politikën e fasadave pa rregulluar problemet që vërtet kanë rëndësi për qytetarët.
Lubonja ka bërë një vëzhgim në autostradën e Veriut ku është ndalur në investimet e fundit të qeverisë për zbukurimin e saj me palma dhe drita.
Sipas Lubonjës kryeministri po shpenzon më shumë për imazhin që do të lërë kjo autostradë te të huajt se sa për problemet dhe defektet që ka autostrada.
Ai është ndalur në rrethrrotullimin që të çon në hyrjen e Rrugës së Kombit duke shfaqur rrugën e copëtuar që torturon çdo ditë qytetarët.
“Ky është kulmi i politkës së fasadave. Bëhet çdo gjë për imazhin te të huajt dhe harrohen problemet e vërteta të qytetarëve”, ka thënë Lubonja.