Lubonja tallet me Fevziun
Fatos Lubonja ka qenë i ftuar pothuajse i përhershëm i emisionit “Opinion” të Blendi Fevziut.
Përveç kësaj, ata janë edhe miq të ngushtë.
E megjithatë, Lubonja nuk ngurron që ta thumbojë atë.
Ai ka thënë në emisionin e Sonila Meços tek Agon Channel, ku dhe Lubonja do të ketë një emision të vetin, se Fevziu i shkruan librat e vet nxitimthi.
Jo vetëm kaq, por Lubonja ka thënë se emisioni “Opinion”, ku ai është shfaqur për vite me radhë, nuk është i pavarur.
Sipas tij, “Opinion” është zgjatim i politikës dhe Fevziu nuk ka mundur dot ta ngrejë atë më lart, si një pushtet i katërt.