Lufa, ballistët, unë dhe Dritëroi

Festen e Clirimit te Shqiperise nga okupatori nazi-fashist po e perkujtoj me foton e xhaxhait tim, Spiro Majko. Ai doli partizan qe ne moshen 14 vjec (fotoja eshte bere ne 1947). Pushkes se pare qe mbajti ju desh ti priste qyten e drunjte pasi ishte me e gjate se trupi i tij. Pasi u kthye nga lufta vec plagosjes qe pati ju desh te operohej nga stomaku…”plaga" e fundit e luftes qe ndoqi deri ne nderrimin e jetes. Dy hallat e mia po ashtu ishin te lidhura me “LUFTEN”…sic thuhej ne ate kohe. Babai im ishte femije 7 vjecar dhe i vetmi akt “pjesemarres”, sic thoshte vete me shaka, ishte nderimi fshehtaz me grusht…

29 nentori 1944 eshte nje date dhe pervjetor qe ka ndergjegjen e vet. Tek te majtet ai nuk perfaqeson vetem “gjermanin e fundit” qe u largua nga Shqiperia por nje respekt ndaj kujtimit te nje brezi te rinjsh antifashiste qe bene luften per clirimin e vendit. Ne Luften per clirimin e vendit, ata te rinj, i ngriti dashuria per atdheun dhe jo lakmia per pushtetin.

Dikur ne kafen e Kuvendit, ne oret e vona te tij, u zhvillua nje debat “historik” midis Dritero Agollit dhe nje deputeti, “ballist” nga origjina. Rakia kishte bere te veten dhe nuk ishte pire pak. -“Tani, ju komunistat duhet te dorezoheni…” – thosh deputeti “ballist” me mirekuptimin e avujve te rakise – “Pranoje, Dritero qe edhe Balli ka luftuar… Te mos ja u leme trashegim kete pune pasardhesve tane!…”

Driteroi ngriti koken e bardhe dhe me gjuhe te ngadalte ju pergjigj -“Me thuaj nje kenge…qofte edhe vetem… njecke kenge qe ju eshte kenduar juve Ballit per lufterat qe keni bere… Dhe une dorezohem!”

“Kengeee?!”- bertiti deputeti debatues…Pastaj e uli zerin dhe perseriste me vete duke pyetur edhe veten me mermerime “Kenge?!”… Pas pak heshti. Dhe iku…

I pershendes sot per te gjithe ata qe kujtojne familjaret e tyre pjesemarres ne Luften Nacional Clirimtare.

Lavdi te deshmoreve te Luftes qe rane per clirimin e vendit.

SHKARKO APP