Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 23 Nëntor 2026, 13:14 Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer Nga Plarent Ndreca- Të nderuar miq, Të dashur socialistë, Kush i ka ndjekur me kujdes daljet e mia publike, duhet ta ketë kuptuar se…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
Lajmet e fundit
Në trend
  • Veliaj
  • Vrasja në Fier
  • Korveta ruse
  • Pagesat e menjëhershme
  • Spiropali
  • Inter
  • Liverpool
  • Manastiri
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Lufta në Siri s’ka mbaruar, ajo po merr thjesht një trajektore të re

Forum E enjte, 23 Shtator 2021 12:31
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Mehmet Ozalp

Dhjetori i 2018-ës, shënoi një ndryshim të rëndësishëm në konfliktin sirian. Ngjarjet e fundvitit, e vendosën vendin në një trajektore të re, në të cilën presidenti Bashar Al-Asad po shkon drejt konsolidimit të pushtetit të tij dhe Shteti Islamik, po sheh sheh një shans për t’u rikthyer fuqishëm si një aktor në terren.

Zhvillimi i fundit, ishte njoftimi i presidentit turk  Rexhep Taip Erdogan, se  ai do të ndërmarrë një operacion ushtarak në lindje të lumit Eufrat – një zonë e kontrolluar nga Forcat Demokratike Siriane, të mbështetura nga SHBA-ja, dhe të udhëhequr nga kurdët.

Gjatë gjithë konfliktit 8-vjeçar, Asad dhe mbështetësja e tij kryesore, Rusia, nuk janë përballur ushtarakisht me kurdët. Asadi dhe Rusia, nuk i shihnin kurdët si terroristë apo kryengritës, por si  mbrojtës të territorit të tyre nga ISIS dhe forcat e tjera xhihadiste.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Por Turqia, e sheh zonën kurde si një kërcënim ekzistencial. Frika e saj është ligjitime:nëse rajoni kurd në Siri fiton pavarësinë, atij mund t’i bashkohet rajoni kurd në Irakun Verior, dhe përfundimisht të pretendojë edhe juglindjen e Turqisë, të banuar kryesisht nga kurdët.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Operacioni ushtarak i Ankarasë, nuk ka nisur ende. Por njoftimi i tij, ishte një lëvizje e guximshme, që nga operacioni si madh i ushtrisë në kufirin turko-sirian. Ai vendosi nën presion administratën amerikane dhe presidentin amerikan Donald Trump, duke i bërë thirrje:ose qëndro i vendosur kundër Turqisë dhe thello më tej marrëdhëniet tashmë të tensionuara, ose largohu nga Siria, për të larë duart nga përgjegjësitë.

Mund t'ju interesojë

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Para 3 minutash
Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Shqipëria drejt një strategjie kombëtare për qytete inteligjente dhe AI, thekson Vodafone

Para 58 minutash
Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

Elisa, Erioni, Bela e ndoshta Gysi në sfond

21 Nëntor 2026, 20:26

Trump zgjodhi opsionin e dytë. Ai deklaroi me shpejtësi, se SHBA-ja do  të largohet krejtësisht nga Siria – dhe do të çojë në Turqi raketat “Patriot”, për të parandaluar përpjekjen e Turqisë, për të blerë sistemin rus të mbrojtjes raketore, S-400.

Ekziston frika, se tërheqja e SHBA do të lërë Rusinë si “padronen” e vetme politike dhe ushtarake në rajon, me Iranin dhe Turqinë si partneret e saj. Presidenti rus, Vladimir Putin, është shprehur publikisht se Rusia respekton interesat kombëtare të Turqisë në Siri.

Ai shtoi se Turqia ishte e gatshme të arrinte një kompromis, dhe të bashkëpunonte për të përmirësuar situatën në Siri, dhe luftuar terrorizmin. Turqia duket se i ka pranuar objektivat ruse në Siri, në këmbim të dritës së gjelbër nga ana e Moskës, për të mbrojtur ato që Ankaraja i sheh më së miri si interest e veta kombëtare në rajonin kurd.

Një nga objektivat e Rusisë, është që Asadi të mbetet presidenti i Sirisë. Moska mund të lejojë që Turqia të ndërmarrë operacione të kufizuara në rajonin kurd, jo vetëm për të ruajtur kompromisin me të, por edhe për t’i shtypur forcat kurde në bashkëpunimin me Rusinë, dhe me dakordësinë e regjimit të Asadit.

Rusia është duke zbatuar një strategji të kujdesshme – të kënaqshme për Turqinë, por jo në kurriz të sovranitetit të Asadit në Siri. Erdogan, ishte një kundërshtar i fortë i Asadit në vitet e para të konfliktit. Rusia llogarit njohjen e Asadit nga Erdogan, për të ndikuar mbi shtetet me shumicë sunite, që këta të kalojnë në kampin Rusi-Asad.

Ministri i  jashtëm turk, ka deklaruar se Turqia mund të marrë në konsideratë bashkëpunimin me Asadin, vetëm nëse Siria mban zgjedhje demokratike. Natyrisht, presidenti sirian do të pranojë mbajtjen e zgjedhjeve të tilla, vetëm nëse është i sigurtë se do t’i fitojë ato.

Emiratet e Bashkuara Arabe, bënë me dije rihapjen e ambasadës së saj në Damask, një lëvizje që u pasua nga Bahreini. Edhe pse Arabia Saudite e ka mohuar për momentin hedhjen e një hapi të tillë, ka raportime mediatike se ministria e Jashtme saudite, është duke punuar për vendosjen e lidhjeve diplomatike me administratën siriane.

Këto janë shenja, se aktorët kryesorë në rajon, po përgatiten të njohin legjitimitetin e pushtetit të Asadit dhe të bashkëpunojnë me qeverinë e tij. Një hap i rëndësishëm në njohjen e Asadit nga  Turqia, u hodh në takimin e 23 janarit në Moskë, midis Putinit dhe Erdoganit. Putin i kujtoi Erdoganit Paktin e Adanasë së vitit 1998, midis Turqisë dhe Sirisë.

Asokohe, pakti nxiti fillimin e një periudhe të lidhjeve të forta si dikur, midis Turqisë dhe Sirisë. Kjo deri më 2011, kur në Siri shpërtheu lufta. Erdogan e pranoi se pakti i vitit 1998, ishte ende në veprim, pra se Turqia dhe administrata e Asadit mund të punojnë së bashku kundër terrorizmit.

Edhe Trump, nuk duket se ka ndonjë problem me këtë gjë. Kur foli për fitoren në Siri, ai nuk përmendi Asadin, çka dëshmon se nuk ka rëndësi, nëse ky i fundit mbetet apo jo në pushtet. Shqetësimi kryesor, është se largimi i Shteteve të Bashkuara nga nga Siria, do të rifuqizojë ISIS-in. Grupi terrorist, ka humbur territore të mëdha dhe qytetet kryesore të Mosulit në Irak dhe Rakës në Siri.

Qyteti i fundit nën kontrollin e ISIS, Haxhin, ra nën kontrollin e forcave të koalicionit në dhjetorin e vitit të shkuar. Por pavarësisht nga këto fitore, është shumë herët të pretendohet fundi i Shtetit Islamik. Trump e ka një zgjidhje edhe për këtë gjithashtu:shpërndarja e detyrave tek të tjerët.

Në një postim në Twitter më 24 dhjetor, ai tha se se presidenti turk Erdogan do të “çrrënjosë çdo gjë që ka mbetur nga ISIS-i në Siri”. Kjo është një gjë shumë e vështirë të ndodhë, pasi shqetësimi kryesor i Turqisë është rajoni kurd në Sirinë Veriore, aty ku ISIS-i s’ka shumë gjasa të paraqesë ndonjë kërcënim.

Duke pasur parasysh se Rusia dhe Asad, do të jenë forcat kryesore në Siri, politikat e tyre do të përcaktojnë të ardhmen e ISIS-it. Shteti Islamik, do të përpiqet shumë që të mbijetojë. Ai ka ende një numër të madh komandantësh dhe luftëtarësh të kalitur në bëteja, që mund të vazhdojnë luftën në format guerile.

Ai ka gjithashtu celula në të gjithë Sirinë, për të kryer sulme vetëvrasëse në qytetet siriane, të ngjashme me ato që kanë ndodhur në  Irak. Për sa më sipër, mund të thuhet se konflikti sirian nuk ka përfunduar. Kemi të bëjmë thjesht me ndjekjen e një trajektoreje të re. Tërheqja e SHBA-së, do të krijojë me siguri një vakuum pushteti, që do të mbushet shumë shpejt nga fuqitë e tjera rajonale si Turqia, Irani dhe Izraeli, nën syrin vigjilent të Rusisë.

“CapX” – Bota.al

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer
Para 3 minutash

Plarent Ndreca: Socialistët e kanë vënë aty Edi Ramën për t’i udhëhequr, jo për t’i fyer

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari
Para 4 minutash

Vodhën shuma parash dhe sende të ndryshme në dyqane në Elbasan dhe Tiranë, arrestohet 39-vjeçari

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes
Para 12 minutash

Ekzekutimi i Selami Hasanit 24 vjet pas vrasjes së nipit të Ben Qimes

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë
Para 14 minutash

“Ju pret vdekja”, kërcënime me bombë në mbi qindra shkolla në Gjermani dhe Danimarkë

Më të lexuarat

1 Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi
Para 7 orësh

Horoskopi i ditës, 23 nëntor: Hëna e plotë në Dem sjell qetësi

2 Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!
Para 18 orësh

Erion Braçe: Erion Veliaj! Këtë herë e ke gabim!

3 A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?
21 Nëntor 2026, 15:12

A do të shpallet me 28 Nëntor Lëvizja Studentore Kombëtare si forcë politike?

4 Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rrafshoj malet…
22 Nëntor 2026, 11:53

Elisa Spiropali: Unë jam ajo që fryj erën, sjell shiun, lëshoj breshërin, ngre cunamin, thaj detet, rr...

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.