Luftë e ndyrë
Nga Besnik Aliaj
Ky vend po rreshqet "bute" drejt asaj qe quhet "dirty war". Doni ta kuptoni me mire? Mjaft te shikoni tensionin kudo. Ne parlament, ne rruge, ne pune, ne media, ne shoqeri. Dhe se kam thjesht per krizen ekonomike dhe te besimit qe na ka marre frymen… Eshte e dhimshme te konstatosh se si te gjithe bejne sehir kur "deshet" inatcore perplasin "briret" cdo dite me njeri-tjetrin, ndersa nje i trete ferkon duart… Ky vend po rreshqet bute por frikshem drejt "dirty war"! Ah e Kuptova … Po mendoni se jam demoralizuar? Trembur? Depresuar? Ok, … po nese nuk ju mjafton terrori i bombave si Italia e viteve 70-80te atehere po jua spjegoj. Nuk besoj se ka me naive te mos kuptoje se c'ndodh. As genjeshtrat ne mediat e kontrolluara nuk pijne me uje. As zgjedhjet demokratike vendore ne horizont! Ne zgjodhem rrugen me te gabuar te mundshme sepse jemi irracionale. Nuk besojme tek idete, pozitiviteti, konstruktiviteti, tryezat, negociata, ndarja e pushtetit. Ne fjalen e fundit e themi ne fillim! Sa e kemi pushtetin ne e duam te gjithen vete. Asnje therrime per te tjeret. Kur nuk e kemi bejme moral… Pra ky vend po shkon me nje butesi cinike drejt nje konflikti si 97-a. Madje me keq akoma! Nuk ju mjafton edhe kjo prove? Ok me qafe paci veten, sepse nese se keni kuptuar akoma atehere po ju them se ne jemi tashme ne lufte dhe ajo eshte vertete "dirty – e ndyre". Sepse nuk eshte me balle per balle. Eshte kurverisht skuthe dhe jo burrerore. Madje ajo nuk bazohet ne asnje ideologji, vlere, parim. miresi apo besim. Pra mund te me thote dikush se kush perfiton kur dy pale zihen? Kush eshte i treti fatlum? Eshte ai djall apo engjell? Jua them Une! Nuk do te jete as forca e trete politike jooo! Kjo sepse sistemi politik zyrtar post-komunist po shembet i gjithi me rrapellime njesoj si "Muri i Berlinit". Pra pas Komunizmit te 1990-s, me 2006-n bashke me "Lehman Brothers" ra edhe Kapitalizmi antihuman dhe i korruptuar i korporatave dhe mediave te kontrolluara. Ky kolaps e nxorri klasen politike "formale" zbuluar e lakuriq me perkedhelite e papergjegjshmerite e saj skandaloze. Cuditerisht ata kujtojne se jane "zota" njesoj si liderat komuniste dikur. Njerezit s'kane buke te hane. Pra "fshati digjet, kurva krihet" – thone njerezit e thjeshte e te pervuajtur! Por ky kolaps moral ekonomik dhe politik eshte edhe me agresiv se ai ne 91-n. Sepse tashme nuk ka me shprese dhe optimizem. Nuk ka me reference lokale dhe globale. Kjo renie do ja leje vendin kaosit total dhe ekstremeve ideologjike e religjoze te panjohura nga ne me pare. Do te jete nje kataklizme e vertete, ne se … ne horizont nuk dalin njerez te rinj, te ditur, te paperlyer e me kurajo e filozofi te re shpresedheneses e konstruktive, qe vertet e duan kete vend dhe shoqerine pertej interesit te karrikes se pushtetit dhe grupeve ekonomike qe dominojne. Po a ekzistojne keta njerez me? Veshtire ta them edhe pse dua shume t'u jap ende shprese. Ndaj kujdes te pakten mos u beni pjese e "dirty war" me gjuhe neperkash, tritol, shantazh, Molotov, frike, gozhda, kercenime, gjoba, kontrolle, mashtrim… Sepse se shpejti ky mut mund t'ju bjere vete ne koke. Sepse nderkohe i treti ende qe ju fola me lart (me draper-cekan, kryq te thyer, thase droge apo liber te shtenjte qofte ne dore) e qe ferkon duart djallezisht, do te perfitoje qe te shkoje ne maje dhe te na sundoje me ligesi … Zoti ju mbrofte!