Dueli Basha-Selami për PD-në

Zgjedhjet në PD, të cilat janë lenë për datën 22 korrik duken sikur i japin fitore të sigurtë Lulzm Bashës.

E para, gara nuk u fillua sipas normave demokratike me një konkurim të fortë nga grupi AntiBasha. Realisht asnjeri prej tyre nuk guxoi të dilte në garë. U përpoqën të hidhnin kritika e akuza ngado e kudo, por asnjeri (a) nuk mori guximin të dilte përballë kryetarit të “ngrirë”. Natyrisht që duhej kohë më e gjatë gare, por kur njeriu ka ideal, karizëm, argumenta dhe mbështetje nga militantët futet edhe në një garë jo krejt të barabartë. Por asnjeri nuk e bëri. U strukën pas njeri tjetrit dhe mbeten vetëm duke dalë nëpër televizione. Gara për të marrë kreun e PD-së është në bazën demokrate e jo nëpër televizione!

Së dyti, Lulzim Basha e ka të fituar garën, pasi ka pas vetes Sali Berishën. Kush don ta kuptojë, mjafton të shikojë lëvizjet e tij. Basha është “Made in Berisha” dhe nuk ka se si e tret markën e tij.

Së treti, Lulzim Basha ka deputetët e rinjë të firmosur e përzgjedhur nga vetë ai (edhe nga Saliu) e kësisoj çdokush e kupton se nuk mundet që kryetar në PD të zgjidhet një person tjetër që nesër do të ketë grupin parlamentar jashtë kontrollit të tij. Eshtë anormalitet shqiptar, por mbetet fakt. Ndaj edhe ky është një plus për Lulzim Bashën.

Së katërti, ndërkombëtarët duan më mirë lider një PD të cilin e njohin, sesa t’ju duhet kohë për të parë se sa fuqi ka i riu kryetar mbi PD dhe grupin parlamentar.

Së pesti, përballë tij ka Eduart Selamin. Një ish-kryetar në PD, i cili ka kulturë amerikane, por i ngadaltë dhe pa mbështetje të PD-së, grupit antiBasha dhe kryesisht nga Berisha. Por nuk duhet marrë lehtë pasi nga mbrëmë ka filluar të prekë demokratët kur tha prerë se nëse fiton nuk do ta njohë marrëveshjen me Edi Ramën. Dhe nëse e shpeshton këtë aksiomë mund ta rrezikojë Bashën, pasi ajo marrëveshje i fundosi demokratët.

Së gjashti, i interesuar sa Saliu që të fitojë Lulzim Basha, mbetet kryeministri Edi Rama. Ka marrëveshje, të cilën vetëm ata të dy e dijnë, dhe natyrisht e ka miratuar Berisha.

Së shtati, PD-ja po kthehet ngadalë në një parti që mbron edhe interesa familjare. E pse të fitojë Selami, kur kanë Bashën që i di mirë punët e selisë edhe gjatë përzgjedhjes së emrave për deputetë, por kryesisht në Vetting.

Së teti, edhe oligarkia vendase ka interes me Bashën, pasi gjejnë ura lidhje me Edi Ramën.

SHKARKO APP