Plumba, ushtri, të plagosur në Katalojë (Barcelonë) për pavarësi nga Spanja
Policia spanjolle i gjuan me plumba gome votuesit në Kataloni (Barcelonë). Ka shumë të plagosur. Katalonja sot voton për tu shkëputur nga Spanja, gjë që ka sjellë të hyjë policia dhe ushtria me forcë për të mos lenë votimet.
Raportohet se policia spanjolle është duke i gjuajtur me plumba gome njerëzit që po presin në radhë për të votuar në referendumin e Katalonisë për pavarësi.
Hulumtuesi i Universitetit “Princeton”, Jordi Graupera, ka postuar një video në rrjetin social Tëitter ku shihet një numër i Gardës Civile duke gjuajtur ndaj turmës. Qendrat e votimit janë hapur sot me fillim nga ora 9.00 në Kataloni, përkundër kundërshtimit të ashpër nga Madridi.
Katalonia, një rajon i pasur në verilindje të Spanjës, ka 7.5 milionë banorë si dhe gjuhën dhe kulturën e vet. Po ashtu, ka një shkallë të lartë të autonomisë, por nuk njihet si një shtet i ndarë nga kushtetuta e Spanjës.
Qendrat e votimit janë hapur sot me fillim nga ora 9.00 në Kataloni, përkundër kundërshtimit të ashpër nga Madridi.
Katalonia, një rajon i pasur në verilindje të Spanjës, ka 7.5 milionë banorë si dhe gjuhën dhe kulturën e vet.
Po ashtu, ka një shkallë të lartë të autonomisë, por nuk njihet si një shtet i ndarë nga kushtetuta e Spanjës.
Matja e forcave mes qeverisё qendrore tё Spanjёs dhe nacionalistёve katalonjas po vazhdon. Guardia Civil (garda civile) hyri nё qendrёn e IT-sё tё qeverisё rajonale dhe sekuestroi sistemin e numёrimit tё votave. Policia qendron pёrballlё pёrkrahёsve tё referendumit qё demonstrojnё nё pёr pavarёsinё e Katalonjёs. Autoritetet spanjolle po pёrpiqen me intensitet pёr ta ndaluar referendumin pёr pavarёsinё e Katalonjёs.
Njё zёdhёnёs i qeverisё qendrore njoftoi, se disa nёpunёs tё njёsisё shtetёrore tё policisё Guardia Civil nё Barcelonё kanё siguruar aksesin nё qendrёn katalonjase tё teknologjisё dhe komunikacionit, ku ndodhet sistemi i numёrimit tё votave. Pёrmes bllokadёs sё sistemit elektronik duhet tё ndalohet njё votim online. Me kёtё ёshtё dhёnё njё “goditje e mёtejshme pёr thirrjen ilegale pёr referendum”, tha zёdhёnёsi nё Madrid.
Katalonjasit tё pёrҁarё pёr pavarёsinё
Presidenti rajonal i Katalonjёs Carles Puigdemont i tha gazetёs “Frankfurter Allgemeinen Zeitung”, se miliona zgjedhёs do tё marrin pjesё nё njё “cunam demokratik” nё votime. Agjencisё Reuters ai i deklaroi, se mё shumё se nё 2000 qendra votimi janё pёrgatitura tё gjitha – ka kuti votimi dhe fletё votimi, “tё gjitha qё u duhen njerёzve pёr tё shprehur mendimin e tyre”.
Njё milionё pjesёmarrёs?
Separatistёt ndёrkaq kanё deklaruar si objektiv tё tyre qё tё arrijnё njё pjesёmarrje prej njё milionё votuesish. Duke marrё parasysh aksionet e pengimit tё votimit njё milionё vota “paraqesin njё sukses tё madh”, tha presidenti i “Asamblesё Kombёtare Katalonjase” (ANC), Jordi Sánchez, nё Barcelonё. Pёr tё votuar u ёshtё bёrё thirrje mё shumё se 5,3 milionё katalonjasve. Kundёrshtarёt e referendumit nuk do tё marrin pjesё nё votim.
Lideri i Katalonisë, Carles Puigdemont, ka thënë se përdorimi i shkopinjve policorë dhe plumbave të gomës nga policia spanjolle është dhunë e pajustifikueshme.
Rreth 40 të lënduar si pasojë e dhunës së policisë spanjolle ndaj votuesve në Kataloni
Ai e ka denoncuar publikisht përdorimin e shkopinjve policorë dhe plumba të gomës nga oficerët e policisë gjatë referendumit për pavarësi në Kataloni, transmeton Express.
Hulumtuesi i Universitetit “Princeton”, Jordi Graupera, ka postuar një video në rrjetin social Twitter ku shihet një numër i Gardës Civile duke gjuajtur ndaj turmës, transmeton Express.
Qendrat e votimit janë hapur sot me fillim nga ora 9.00 në Kataloni, përkundër kundërshtimit të ashpër nga Madridi. Katalonia, një rajon i pasur në verilindje të Spanjës, ka 7.5 milionë banorë si dhe gjuhën dhe kulturën e vet. Po ashtu, ka një shkallë të lartë të autonomisë, por nuk njihet si një shtet i ndarë nga kushtetuta e Spanjës.
Ç’po ndodh në Katalonjë?! Historia e plotë e një rajoni rebel
Politikisht, Katalonja ka identitetin e saj që dallon. Në fundin e shekullit 8, pasi murët kishin pushtuar shumicën e Spanjës por ishin dëbuar nga Franca e jugut, mbretërit frankë kijuan një seri shtetesh gjysmë të pavarur në kufi me qëllim që të parandalonin kthimin e murëve. Deri në fund të shekullit 10, pjesa lindore e kësaj zone “sfungjer” iu largua kontrollit të frankëve dhe u shndërrua në Katalonjën
Ndryshimet kryesorë mes Katalonjës dhe shumicës së pjesës tjetër të Spanjës janë gjuhësorë, politikë dhe ekonomikë. Katalanasit flasin një gjuhë të ndryshme nga shumica e spanjollëve të tjerë. Gjuha katalane dhe ajo spanjolle janë të dyja me origjinë latine, por kanë buruar nga dialekte të ndryshëm latinë. Spanjishtja (praktikisht gjuha kastiliane moderne) ka patur fillesën si një dialekt latin i folur në veriperëndim të Spanjës. Gjuha katalanase fillimisht u zhvillua fillimisht nga një gjuhë mesjetare e juglindjes së Francës e quajtur Oçitan-e e Vjetër, e cila nga ana e saj kish buruar nga një dialekt latin i folur në atë rajon.
Për pothuajse të gjithë pjesën tjetër të botës, 11 shtatori si datë, është tashmë pazgjidhshmërisht e lidhur me rrëzimin e Kullave Binjake të Qendrës Botërore të Tregtisë në Nju Jork dhe sulmin ndaj Pentagonit. Por për katalanasit, ato ngjarje në 2001 zënë një vend të dytë, prapa La Diadas, dita kombëtare e rajonit, e cila përkujton rënien përfundimtare të Katalonjës pas një sulmi të forcave kastijiane dhe franceze, që zgjati më shumë se një vit.
Edhe në terma ekonomikë, (dhe me pasoja të gjata ideologjike) Katalonja u zhvillua ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës. E bëri këtë për tre arsye kryesore. Së pari, vendndodhja e saj gjeografike – pranë Mesdheut, por edhe më pranë tregjeve europianë – i jepte një avantazh shumë të madh tregtar kundrejt pjesës tjetër të gadishullit Iberik.
Së dyti, për arsye se pjesa më e madhe ishte pushtuar nga murët, vetëm për pak breza në shekullin e tetë, shumica e Katalonjës nuk ka qenë asnjëherë në krahun pritës të reconquista-s – ripushtimi prej Kishës Spanjolle, i Spanjës jugore dhe qendrore në shekujt 11 deri 13. Reconquista përfshiu një ndryshim të gjerë në pronësinë e tokës ku prona të mëdha iu shpërndanë në bazë feudale fisnikëve spanjollë dhe kishës. Në ato zona të ripushtuara, pronësia e tokës u përqëndrua në duart e një numri të vogël njerëzish.
Shumica e Katalonjës nuk iu nënshtrua këtij procesi klasik feudalizimi dhe kështu që, në vend që të kërkonte status më të lartë përmes marrjes së pronësisë së tokës, katalanasit kishin prirjen të shihnin fatin e tyre si të lidhur me tregtinë, politikën dhe ekspansionin ekonomik. Gjatë periudhës së mesjetës, Katalonja krijoi një perandori mesdhetare tregtie, që përfshinte ishujt Baelarikë, Sardenjën, Sicilinë, pjesë të Greqisë jugore, si dhe portin jugor francez të Monpeljesë.
Flori dhe argjend
Një faktor i tretë që do të përforconte pabarazitë ekonomike mes Katalonjës dhe Spanjës ishte një tjetër pushtim spanjoll: ai i Botës së Re. Katalonja kryesisht u përjashtua nga ai proces, si dhe nga fitimet që i solli pjesës tjetër të Spanjës. Pasuria e Botës së Re – gjithë floriri dhe argjendi – shkoi kryesisht në Kastijë.
Në shumicën e pjesës tjetër të Spanjës, përfituesit kastilianë të pushtimit të Botës së Re përdorën pasurinë e tyre për të rritur prestigjin, duke blerë më shumë toka. Pra, pushtimi i Amerikës Qendrore dhe Jugore thjeshtë shërbeu për të rrethuar më tej natyrën e orientuar nga pronësia e tokës, të elitës kastiliane si dhe shumicën e ekonomisë spanjolle.
Gjërat ishin shumë ndryshe në Katalonjë. Prirja tradicionale e katalanasve për tregti ndihmoi për krijimin e një klase të mesme të fuqishme, që donte shanse për arsimim dhe përfshirje politike. Deri në mesin e shekullit 15, Aragon/Katalonja kishte 6 universitete, ndërkohë që pjesa tjetër e Spanjës kishte vetëm katër. Edhe pasi Kastija dhe Aragon/Katalonja iu nënshtruan një bashkimi dinastik në 1479, roli qendror që arsimi luante në jetën katalanase ndihmoi parlamentin e saj, t’i rezistonte kërkesave të qeverisë qendrore për taksa të larta – dicka që parlamenti kastilian, shumë më i dobët, nuk mund ta arrinte.
Këta faktorë gjuhësorë, politikë dhe ekonomikë çuan në krijimin e një eksperience dhe identiteti historik katalanas, që ishte ndryshe nga pjesa tjetër e Spanjës. Por lëvizja moderne nacionaliste katalanase, ndonëse e varur nga ajo histori, është rritur prej ngjarjeve më specifike gjatë 300 viteve të fundit.
Zhvillimet më të fundit reflektojnë një seri fenomenesh më të gjerë paneuropianë – centralizimi politik, romanticizmi kulturor, industrializimi dhe polarizimi ideologjik. Para shekullit 18, Katalonja, ndonëse pjesë e shtetit spanjoll, kish gëzuar autonomi fiskale dhe politike. Por rajoni mbështeti palën humbëse në Luftën për Trashëgiminë në Spanjë (e luftuar nga 1701-14 mes shumicës së fuqive të mëdha europiane ndaj bashkimit të mundshëm të Spanjës dhe Francës) – dhe pagoi një çmim të lartë. Regjimi i ri spanjoll, i prirur të rriste fuqinë e qeverisë qendrore, i shkëputi gjithë avantazhet fiskalë Katalonjës dhe shpërndau parlamentin e saj. Katalanasit janë përpjekur të rivendosin atë parlament që atëherë, dhe dëshira për autonomi fiskale – ende e parivendosur pas tre shekujsh – mbetet një prej kërkesave kyçe të nacionalistëve.
Pastaj, në shekullin 19, lëvizja romantike paneuropiane solli konceptin etno-gjuhësor të kombësisë – koncepti politik/kulturor i njohur fillimisht si Volkstum (identiteti etnik).
Në Europën paramoderne, shtetet ishin shpesh multikulturorë dhe të përcaktuar kryesisht prej zotërimeve dinastikë. Njerëzit ishin pikësëpari të nënshtruar të sundimtarit, dhe jo qytetarë të folk-ut apo kombit të tyre. Lëvizja romantike, me theksin që i vinte koncepteve të identitetit etnik dhe kulturor, ndryshoi gjithë këtë. Shpejt po manifestohej si një rilindje në shkallë të gjerë të kulturës katalanase (renaixenca) – bazuar në trashëgiminë e dalluar gjuhësore, historike dhe ekonomike të rajonit.
Kjo rilindje u përforcua nga një valë krenarie kombëtare dhe vetëbesimi që u nxit prej rritjes së shpejtë të industrisë katalanase në shekujt 19 dhe 20. Rajoni u industrializua në një shkallë shumë më të madhe se sa pjesë të tjera të Spanjës. Fillimisht, në epokën e hershme moderne, Katalonja kish qenë një qendër e rëndësishme për prodhimin e leshit dhe prodhimin e rrobave të leshta. Me ardhjen e shekullit 19, prodhuesit e rrobave në zonë kishin diversifikuar në tregun e tekstileve me një sukses shumë të madh.
Industria tekstile kërkonte krijimin e fabrikave, si dhe krijimin e një klase të madhe punëtore. Ashtu si në zona të tjera industriale të Europës, kjo çoi në zhvillimin e sindikatave dhe politikës radikale të majtë. Në Katalonjën industriale të shekullit 20, zgjerimi i sindikatave dhe politikës së majtë dhe demokratike nisi të bëjë kontrast me rritjen e ideologjive të djathta ekstreme, sidomos në Kastijë dhe Navarrë.
Largim nga Franko
Nga 1936-39, Spanja u përfshi nga lufta civile. Teksa vendi rrëmbeu armët, shumica e katalanasve mbështetën qeverinë republikane – që u premtoi autonomi – kundër Frankos. Kur lufta mbaroi, me një fitore për Frankon, katalanasit përbënin deri 60% të mërgimtarëve politikë që u larguan nga Spanja, për të shmangur ekzekutimin apo burgosjen. Shumë më tepër, që nuk ia dolën të largohen, u burgosën. Në vitet që pasuan Franko sulmoi kolonat e kulturës katalanase, duke ndaluar gjuhën e tyre, letërsinë, filmat dhe madje edhe vallëzimet. Franko mund të ketë vdekur prej katër dekadash, por irritimi për atë që regjimi i tij i bëri Katalonjës nga fundi i viteve 1930 deri në 1970 ka rezultuar një faktor i fuqishëm në forcimin e aspiratave të katalanasve. Praktikisht, shumë katalanas besojnë se ata subvencionojnë pjesën tjetër të Spanjës. Ata janë veçanërisht të mërzitur që negociatat në 2005 nuk arritën të rifitojnë autonominë fiskale që ata humbën 3 shekuj më parë.
Qeveria spanjolle, ndërkohë, ndien se çdo përpjekje nga qeveria rajonale e Katalonjës për të mbajtur një referendum për pavarësinë do të ishte një shkelje e kushtetutës së Spanjës, e cila bazohet në “pandashmërinë e kombit spanjoll, atdheu i përbashkët dhe i pandashëm i spanjollëve”.
Për ta bërë situatën edhe më të ndezur, në muajt e fundit disa elementë kanë bërë thirrje që Spanja të ndërmarrë veprime ushtarakë ndaj Katalonjës, nëse kjo përpiqet të mbajë një referendum për pavarësinë. Tashmë është krijuar terreni për një konfrontim të shëmtuar mes Madridit dhe Barcelonës – i ndezur prej historive shumë të ndryshme që, nga ana e tyre kanë prodhuar aspirata dhe identitete që bien ndesh mes tyre shkruan bota.al