Magna Grecia, Magna Carta dhe Magna Ulsi

Nga Oerd Bylykbashi

(Shenime nga “Ditari i Perlave ne Drejtesi”)

Greket antike lane nje trashegimi te madhe ‎kulturore jo vetem ne Greqi por edhe ne jugun e Italise ku themeluan shume qytete. Atekohe ajo zone quhej Magna Grecia apo Greqia e Madhe (magna = i madh). Keto koloni me emer lane nje gjurme te forte tek romaket ne shekujt qe vijuan, ne kulturen dhe shtetformimin e tyre madje dhe shkrimin e ligjeve. Romaket nuk kishin karte ku te shkruanin por ne shekullin e peste para Krishtit i shkruan ligjet e tyre baze, nje lloj kodi ligjor, mbi 12 rrasa dhe i quajten “Ligjet e 12 Tabelave”. Keto ishin burimi i te drejtes publike dhe private romake.

Solemniteti ishte parim themelor ne te drejten romake. Betimi ishte moment me rendesi te padiskutueshme juridike. Ne menyre te vecante betimi kishte rendesi kur zyrtaret e larte merrnin detyren.

Kaq me rendesi ka qene sa betimi ka kaluar nder shekuj dhe epoka dhe kurre nuk ka humbur rendesi. Romaket e shtrine anekend perandorise rendesine e betimit, deri ne Britanine e eger. ‎Ne Mesjete betimi behej me doren mbi Bibel dhe askush nuk e vinte dot ne dyshim. Mbreti John i Anglise u betua ne 1215 te respektonte Magna Carta (Karta e Madhe), praktikisht kushtetuta e pare, ku kufizohej pushteti i mbretit. Mbreti e shkeli betimin dhe baronet i shpallen lufte dhe e munden.

Sot betimi behet me dore mbi Kushtetute. Eshte momenti solemn pa te cilin nuk fillon dot detyren as Presidenti, as Kryeministri, ministrat, deputetet, kryetare e keshilltare bashkie, ‎gjyqtaret e Gjykates Kushtetuese dhe Gjykates se Larte. Keshtu detyron Kushtetuta. Madje edhe anetaret e KQZ-se betohen e vetem me pas fillojne detyren. Kete rendesi te betimit si moment jo vetem ceremonial dhe solemn, por si moment juridik i fillimit te detyres e ka ndare perfundimisht edhe Gjykata Kushtetuese me vendim.

Kushtetuta nderpret mandatin e nje deputeti te zgjedhur me vote populli nese nuk ben betimin. Sepse betimi si akt simbolik dhe solemn, eshte momenti kur zyrtari betohet para Republikes dhe Kushtetutes, se do t’u sherbeje atyre, packa se shume tallen me kete. Sepse jane te korruptuar se pari ne shpirt.

Aq rendesi ka ‎betimi sa Obama u desh ta riperseriste betimin e tij si President, ne nje ceremoni te dyte para Kryetarit te Gjykates Supreme, sepse gjate betimit ne publik u ngaterrua ne formulen e betimit. Ngaterroi rradhen e vetem nje fjale te formules se shkruar ne Kushtetute dhe kjo e bente betimin te pavlefshem qe te niste detyren. Po te doni, kujtoni per humor te zi qe Arta Marku u betua “solemnisht” nen cader dhe ne mes te tymit, sepse as si prokuror i perkohshem nuk fillonte dot pune pa betim.

Po ja ku vjen Magna Ulsi dhe gris traditen tremije vjecare te Magna Grecia, magna Roma, Magna Carta‎, te gris Kushtetuten qe betohej bashke Pandin qe ta votonte pa e lexuar, aq e shkelqyer ishte. Te gris vendimin e Gjykates Kushtetuese per rendesine e betimit. Fundja kujt i duhen vendimet e nje gjykate qe e shkrime me veting? Revolucioni ne Drejtesi po pjell drejtesine e re kushtetuese!

Pra te del Ulsi dhe ta barazon betimin kushtetues me betimin tek zyra e gjendjes civile kur martohesh! Pas corbes qe ai dhe ushtaret e tjere te Rames gatuan pardje me Gjykaten Kushtetuese, po kerkon ta zhveshe edhe nga kjo kompetence Presidentin, betimi i gjyqtareve te Gjykates Kushtetuese. Madje prisni se do te thote se edhe dekreti zevendesohet me fermanin e Ulsit te Madh. Ta kishte ditur Obama as nuk do shqetesohej…

Duhet te jesh vertet i madh (magna) ose ne hall te madh qe te thuash nje boçkull te tille!

SHKARKO APP