Manjani: Te Gysi lejoheshin kamerat, në sallë gjyqi JO!
Nga Ylli Manjani
Ç’është kjo punë kështu xhanëm? Te zyra private e Gysit lejoheshin kamerat, kurse në sallën publike të gjyqit jo.
Meqë ra fjala, sa prokurorë të SPAK e gjykatës të GJKKO duhet të kenë qenë te zyra e Gysit?!
Më interesante akoma në sa zyra gjykatësish e prokurorës ka qenë Gysi?!
Akoma edhe më interesante duhet të jetë edhe pyetja se sa gjykatës e prokurorë ka ndihmuar Gysi te vettingu?!
Duhet të dalë një serial i gjatë me këto pyetje…
Nëse kriteri i matjes së ndershmërisë së drejtësisë së re është takimet me Gysin, duhen bërë këto pyetje mendoj… Për mua personalisht nuk do të thotë asgjë, por meqë ra fjala… Dhe si Gysi dhe zyra e tij ka të tjera nëpër Tiranë…
Hajde bye!
KOHA JONË SONDAZH

