Maqedonia Veriore apo Maqedonia e Veriut?
Nga Vebi Bexheti
Prof. Dr Vebi Bexheti
Me çështjet që kanë të bënjnë me gjuhën shqipe dhe drejtshkrimin e saj, duhet të merren njerëzit kompetentë që e njohin mirë shkencën e gjuhësisë me tërë veçoritë që e karakterizojnë ate. Gjuha shqipe si gjuhë indo evropiane, nuk i takon asnjë grupi gjuhësh, e aq më pak gjuhëve sllave, prandaj problematikën e përdorimit të saj, nuk duhet bazuar vetëm në përkthim, në këtë rast nga Gjuha maqedonase.
Dilema rreth përdorimit si Maqedonia Veriore apo Maqedonia e Veriut gjithsesi duhet zgjidhur përfundimisht, e assesi nuk guxojmë të lejojmë dualizëm në këtë drejtim, prandaj mendoj se cili do jetë varianti më kuptimplotë, më i drejtë dhe që më së miri i përgjigjet kërkesës thelbësore të Marrëveshjes së Prespës , duhet të vendosin institucionit profesionale, siç janë dy katedrat e Gjuhës shqipe të universiteteve tona dhe Instituti i Trashëgimisë Kulturore e Shpirtërore i Shqiptarëve.
Ku qëndron dilema dhe pse nuk duhet të bazohemi vetëm në përkthimin nga maqedonishtja, edhe pse nuk e përjashtoi tërësisht që edhe të mbetet ashtu. Mendoj se me mbiemrin VERIORE, nënkuptohet një pjesë e një tërësie gjeografike, siç mund edhe ta llogarisim Maqedoninë e Lekës së madh, por që nuk më bind se është në frymën e Marrëveshjes së Prespës.
Mbiemri ,, Veriperëndimore”,siç quhet Oda ekonomike e pjesës me më tepër shqiptarë, në Maqedoni, mund të qëdrojë si i tillë sepse përcakton pjesën veriperëndimore të tërësisë së një shteti, gjë që vlen edhe për Evropën Juglindore, prandaj analogjia që edhe edhe shteti që politikisht është i ndarë nga Maqedonia greke, të shkruhet me mbiemër, më bën të dyshoj se mund të jetë në rregull. Krahasimi më i pështatshëm i emrit të këtij shteti, mund të bëhet me Republikën e Koresë së Veriut ( Nga hulumtimet që bëra për emrin e këtij shteti, del si Koreja e Veriut, e jo Koreja Veriore.
Me gjithë këto argumente në favor të MAQEDONISË SË VERIUT, për shkaqe praktike gjuhësore dhe drejtshkrimore, nuk e kunërshtoj që të mbetet varianti me mbiemër, por duke u bazuar vetëm anën praktike e jo edhe në ate thelbësore. Ana praktike qëndron se me variantin mbiemëror VERIORE, nuk lakohet nëpër rasa edhe nyja e parme por vetëm emri, psh.
Varianti VERIORE:
Maqedonia Veriore
I,e Maqedonisë Veriore
Maqedonisë Veriore
Maqedoninë Veriore
prej Maqedonisë veriore
Varijanti E VERIUT:
Maqedonia e veriut
i, e Maqedonisë së Veriut
Maqedonisë së Veriut
Maqedoninë e Veriut
prej Maqedonisë së Veriut
Siç shihet, në rastin e dytë në lakim ndryshon edhe nyja e përparme E. Me të drejt disa brengosen se në disa raste, nyja E do përdoret dy herë si SË, psh.
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë së Veriut. (varianti pa mbiemër)
Ministria e Drejtësisë e Republikës së Maqedonisë Veriore ( varianti pa mbiemër)
Që mos ta lëmë problemin të pazgjidhur, ose të kemi dualizëm në këtë drejtim, i lus kompetentët e tre Universiteve tona dhe Institutin…, që të deklarohen sa më parë për njërin variant.