Marin Mema: Jo konsullatë serbe në Shkodër!
Nga Marin Mema
Në Shkodër nuk ka minoritet serb. Nuk ka! Në Vrakë ka një pakicë modeste malazeze të njohur zyrtarisht nga shteti shqiptar, por kaq. Çdo projekt për hapjen e një konsullate serbe në qytetin me histori të lashtë, Shkodër, është i papranueshëm!
Lugina e Preshevës, Bujanoci dhe Medvegja janë troje shqiptare, të banuara nga shqiptarë dhe kanë të drejtë ta kenë shtetin shqiptar pranë; ky është një detyrim kushtetues. Madje, Tirana zyrtare nuk e ka zbatuar kurrë seriozisht këtë detyrim. Në Luginë duhet hapur një konsullatë shqiptare.
Kjo duhet me çdo kusht, madje është e vonuar. Shqiptarëve të Luginës u duhet mbështetje e plotë, e qartë, e faktuar, përmes një konsullate dhe gjithçkaje tjetër.
Sa i takon Shkodrës, nuk ka asnjë arsye që të ketë në këmbim një të tillë serbe! Boll me këto konsullata greke, konsullata serbe, në vende ku nuk ka asnjë lloj minoriteti as serb dhe as grek! Boll me këto lëshime!
KOHA JONË SONDAZH

