Mark Maku: Protesta, shenjë e pastër se arroganca e Ramës ka marrë fund
Shefi i departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Histori-Filologjisë në Tiranë, Mark Marku, shprehet se kërkesat e studentëve vijnë si pasojë e ligjit për arsimin e lartë, ndërsa shton se 8 kërkesat janë plotësisht të plotësueshme dhe se kryeministri Edi Rama po e kupton që arroganca e tij ka marrë fund.
“Këto janë pasojat e ligjit për arsimin e lartë. E kundërshtuam kur u paraqit si projektligj. Meqë dje studentët bënë një thirrje, ata t’i qëndrojnë. Këto janë kërkesa plotësisht të plotësueshme, por nuk plotësohen nëse nuk ndërrohet ligji. Se është ky ligj që e ka shkaktuar këtë situatë. Ligji do duhet të ndryshojë, studentët i bëjnë këto se ka një problem të madh, një tarifë e tillë për universitetin publikun shqiptar, me nivelin e pagave dhe të papunësisë, janë shifra tre-fish më të larta se vendet europiane. Ato janë një grup shumë heterogjen, fryma e protestës është pozitive. Është një model për shoqërinë shqiptare. Edhe fakti që s’pranojnë dialog, bëjnë shumë mirë,” u shpreh Marku.
Marku, më tëj thekson se ndikim në masivizimin e protestës ka edhe arroganca e qeverisë, teksa i bën thirrje ta lezojë mirë protestën e studentëve.
“Rama do t’ia bëjë si nder studentëve këto kushte, por studentët e thonë që ne s’duam fare ta kemi si nder, duam kushtet dhe pikë. Qeveria ka marrë përsipër t’u rregullojë jetët, jo t’i vejë në vështirësi. Le të rëndohet buxheti, se buxheti publik që merret nga taksat tona, duhet të shkojë për siguri, arsim dhe spitale. Ne paguajmë 100 taksa, jo karburanti, jo ambienti, dhe pastaj të vë dhe traun e rrugës me pagesë. Të paguash 10 herë për një gjë.
Problemi që ata kanë studentët tani janë për shkak të ligjit të arsimit. Ky është abuzim ndaj studentëve. Kjo që po ndodh është shenjë e pastër që arroganca ka fund. Rama ka menduar që qeveria mund të tallet me popullin. Ai filloi të mendojë që do largohem kur të dua vetë, por jo. Ai do ikë derisa të jetë vullneti i qytetarëve të tij. Kur ai thotë ashtu është ose i çmendur, ose injorant, ose diktator. Eshtë fat që ka protestues paqësorë. Duhet ta lexojë mirë protestën”, përundoi Mark Marku.