Marrëdhëniet diplomatike Tiranë-Beograd, “në fije të perit”- A do të ndodhë vërtet takimi Rama-Vuçiç?

Madje kishte edhe shumë optimistë, të cilët e cilësuan atë si “takimin e shekullit” për Ballkanin Perëndimor të rrënuar nga konfliktet, pasi vizita e fundit midis udhëheqësve të dy vendeve, është bërë në vitin 1948, kur ndodhi edhe  prishja midis Titos dhe Hoxhës.

Por incidentet që ndodhën në ndeshjen e futbollit Serbi – Shqipëri, minuan përpjekjet e të dy palëve – por edhe të palëve të treat – që Tirana dhe Beogradi ti jepnin duart njëri – tjetrit. Dhe në mënyrë që gjithçka “të mos hidhej në erë”,   veçanërisht dialogu për normalizimin e marrëdhënieve në Kosovë, pas presionit të fortë evropianëve dhe amerikanëve, udhëtimi i Z.Rama u shty për në 10 nëntor.

Por duke gjykuar nga retorika e dy kryeministrave, në intervistat e tyre respektive për “Kathimerini”, shenjat nuk janë të mira.

Të dy krerët, me interpretimin që u bëjnë ngjarjeve në stadium, dhe në përgjithësi me qëndrimet e tyre në çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis vendeve të tyre dhe stabilitetin rajonal, duket se e kanë minuar këtë takim pa ndodhur akoma.

Për “shpërthim të racizmit kombëtar” nga pala sebe, flet kryeministri shqiptar Edi Rama, dhe fajëson botën e medias, të cilat pasqyruan në mënyrë “të verbër”, “stuhinë nacionaliste” të serbëve. Ai argumenton se: ” në këtë dramë absurde, ne shqiptarët ishim evropianët e rinjë dhe miqtë tanë serbë, ishin ballkanasit e vjetër”. Kurse sa i përket Shqipërisë së Madhe, i rekomandon të gjithë ata që kanë “këtë makth” që të “qetësohen”.

Në të kundërt, Z. Vuçiç, e quan “një provokim brutal politik”, të shqiptarëve dhe e konsideron flamurin e Shqipërisë së Madhe “simbol të së keqes.”

Vuçiç i quan “krijim fashist të Luftës së Dytë Botërore”, dhe “një makth për çdo njeri të arsyeshëm”, planet për Shqipërinë e Madhe, dhe habitet me zotin Rama që “nuk dënoi qoftë edhe me një fjalë të vetme, provokimin me flamur në stadium”.

Pra në këtë frymë dhe me tone të larta patriotike, të gjithë pyesin veten se kush do të jenë pikat e konvergjencës të të dyja palëve, për të gjetur një mënyrë bashkëpunimi në takimin e shumëpritur – nëse ky i fundit do të realizohet me të vërtetë.

*Kathimerini

SHKARKO APP