Marrëveshje e fshehtë PS-PD për të ndryshuar Kushtetutën dhe sistemin e drejtësisë?

Ka kohë që flitet se PS dhe PD, ndonëse bëjnë sikur zihen ditën, në darkë pajtohen dhe kanë negociatorë të besueshëm për tratativa mes tyre.

Nëse qeveria është goditur ndonjëherë kaq fortë nga SPAK, është kjo tani. Por PD në vend që të kishte ngritur popullin para kryeministrisë për ta rrëzuar dhe për zgjedhje të reja parlamentare, hesht ose bën sikur proteston. Edhe PD-ja ka hallet e saja në SPAK. Bile, burimet thonë se janë tre arrestime gati për njerëzit kryesorë në PD.

Por kjo, përveç pazarit mes tyre, pra PS dhe PD, ka edhe një arësye: PD nuk vjen dot në pushtet me këtë lidership të vjetër që nuk ngjall besim, ndaj Edi Rama i fiton prapë zgjedhjet, edhe nëse, qoftë larg për PD-në, kryeministri i shpall zgjedhjet e parakohshme në 45 ditë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Prandaj PD, duke e ditur se nuk vjen në pushtet, ofron kompromise të fshehta, aq me tepër që realisht ka nevojë për disa ndryshime serioze në Kushtetutë, në Kodin Zgjedhor dhe në Reformën Administrative të ndarjes së bashkive.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por edhe në sistemin e drejtësisë së re!

Një mënyrë tjetër administrimi e drejtimi të pushtetit të drejtësisë, sepse duket se ka patur nxitim në vitin 2016 për nga mënyra se si është kompozuar kjo drejtësi.

Natyrisht që Rama dhe Berisha do t’i bëjnë këto ndryshime, edhe duke bërë sikur zihen!

Duke gjetur pretekstin që edhe SPAK ka kërkuar rikandidim për prokurorët specialë, por që kërkon ndryshim kushtetues, edhe nga hallet e tyre politike me drejtësinë që i ka kapur të dyja partitë kryesore të vendit nga ngjarjet e këtyre dy viteve të fundit; të dy do të gjejnë artifica të besueshme publike, që ta reformojnë SPAK, GJKKO, dhe krejt sistemin e drejtësisë.

Realisht në këtë mënyrë se si është sot prokuroria, ku Prokurori i Përgjithshëm i Republikës nuk ka asnjë pushtet, bile vetë kryeprokurori është shprehur publikisht se prokuroria është kthyer kokëposhtë, aqsa një prokuror i thjeshtë nuk pyet apo edhe kundërshton prokurorin e Apelit, që është hierarki më e lartë.

Lërë pastaj që prokurori i Përgjithshëm i Republikës vetëm emrin ka si kryeprokuror!

Ndaj ka nisur me finesë puna për ndryshime kushtetuese, aq me tepër që ka edhe një Komision Xhafa, i cili ka punuar në mënyrë stoike e profesioniste për të paraqitur ndryshimet e duhura ligjore e kushtetuese.

Por siç thamë, duhen 94 vota për ti bërë këto ndryshime kushtetuese. Pra duhet edhe Berisha!

Që të japi votën PD ka nevojë për kompromise me opozitën, jo vetëm se duhen votat, porse Kushtetuta i sherben popullit dhe popull është edhe PD-ja!

Nuk dihet saktësisht se deri ku do të shkojnë në sistemin e drejtësisë më ndryshime, ndonëse mbetet e sigurtë që palët janë në kontakte mes tyre për këtë gjë.

A do ta reformojnë edhe SPAK-un?!

Nuk dihet saktësisht, pasi kanë mbështetje ndërkombëtare nga BE dhe SHBA, por kur duan të mëdhenjtë e gjejnë artificën edhe për SPAK-un; u plotësojnë kërkesën për rikandidim, por iu heqin mënyrën se si funksionojnë.

Do ia kalojnë prapë hierarkinë Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës!

Se si dhe kur, kjo nuk duhet saktësisht, porse brenda vitit të ardhshëm, thonë burimet serioze nga dyja kampet; do të kemi SPAK-un të konvertuar në një strukturë me hierarki Prokurorin e Përgjithshëm.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?