Mbikalimi pret lejen e liderit

Nga Dritan Kaba

Ky ështe mbikalimi tek shkolla teknologjike. Ka mbi 50 dite qe mbikalimi ka mbaruar, por mijera qytetare duhet te rrine me ore te tera ne rradhe duke harxhuar kohe , karburant dhe nerva se lideri global ka dhene urdher qe inagurimin ta beje qeveria e re.

Kush i paguan humbjet e qytetareve keto dy muaj?!

Ata qytetare qe me taksat e tyre e kane paguar kete mbikalim. Ata po e paguajne serish per here te dyte. Nuk mjaftoi vonesa dy vjecare, por per nje show ata duhet te presin derisa lideri global te jape okejin e tij per inagurimin.

Prisni se shpejti do hapet edhe dy jave.

Falenderoni nga zemra liderin se mund ta mbaje ashtu edhe dy vjet po te doje.

Asnje media nuk e shqeteson ky fakt. Ata do vijne kur te behet inagurimi, qe te bejne filmimet me dron.

SHKARKO APP