Mbretëresha Elisabetë do të abdikojë natën e Krishtlindjeve?
Një zëdhënës i Buckingham Palace nuk ka pranuar të thotë as edhe një fjalë të vetme në lidhje me zërat që qarkullojnë në Buckingham Palace.
Mbretëresha Elisabeta II ka vendosur me të vërtetë që të heqë dorë nga froni pas gjashtëdhjetë e një vitesh mbretërim? Për momentin janë vetëm zëra që qarkullojnë: thuhet se lamtumira do të bëhet natën e Krishtlindjeve, me rastin e përshëndetjes së zakonshme për britanikët. Edhe në prag të 25 dhjetorit të vitit që kaloi ishte folur për një largim të mundshëm. Por nuk ndodhi. Por, nëse mbretëresha 88-vjecare do të largohej vërtetë nga froni, kjo do të sillte një kthesë historike.
Thuhet se është vetë Mbretëresha që i ka nisur këto fjalë. Sipas zërave që qarkullojnë në Buckingham Palace, fjalimi i lamtumirës është rregjistruar tashmë. Aq sa shtimi i basteve ka detyruar një prej kompanive britanike të kësaj fushe që të ndërpresë “ndeshjet” sepse, sipas tyre “mban erë të djegur”. Numri i basteve ka arritur brenda pak orëve një nivel të tillë, që ka ndezuar këmbanat e alramit për kompaninë e basteve Coral. Edhe sepse nëse diskutimi, që do të transmetohet në 25 dhjetor, sic thuhet është i rregjistruar tashmë, atëherë të gjithë i druhen një daljeje të “lajmit”.
Në Buckingham Palace ngrejnë supet. “Nëse mbretëresha do të donte të bënte një lajmërim të tillë, sigurisht nuk do të përdorte një fjalim të rregjistruar më herët dhe që transmetohet në territoret e Komonuelthit në jug të Paqësorit disa orë përpara Mbretërisë së Bashkuar – thotë për Telegraph një burim nga Pallati – që do të thotë se fundi zyrtar i mbretërimit të saj do të shpallej në Tuvalu dhe jo në Londër. Kështu që jo, nuk është e vërtetë”. Nuk është hera e parë që qarkullojnë zëra të ngjashëm në prag të një fjalimi të Madhërisë së Saj: në janar të këtij viti, po kjo kompani, pra Coral, pezulloi në mënyrë të njëkohshme bastet pas një dyndje të bastexhinjve që pretendonin për një rritje të përgjegjësive për princin Karl.
Për nga linja dinastike, skeptri do të kalonte në duart e princit Karl i cili do të drejtonte kështu Mbretërinë në moshën 65 vjec. Që në fillim të vitit, transferimi në Buckingham Palace ishte parë si një manovër afrimi me fronin. Megjithatë, të shumtë janë ata që mendojnë se Karli do të hiqte dorë nga froni për t’ia kaluar Uilliamit, gjithnjë e më shumë protagonist në angazhimet e politikës së jashtme dhe shumë i dashur për anglezët.
Përgatiti: www. bota.al