Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E enjte, 12 Nëntor 2026, 10:14 Sali Berisha shkon në SPAK Kreu i PD-së, Sali Berisha, është paraqitur ditën e sotme në SPAK, ku do të pyetet në lidhje me kallëzimin e depozituar ndaj gjyqtares…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta studentore
  • Marshim në Varshavë
  • Zaporizhia
  • Rama në Dublin
  • Vdekja e ambasadorit
  • Ermal Hasimja
  • Parti e re
  • Veliaj kundër Ramës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

McGonigal, rast i jashtëzakonshëm, por edhe reagimi duhet i tillë

Forum E mërkurë, 15 Shkurt 2023 09:03
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Nga Genc Pollo

Sipas një anekdote që qarkullonte para shtatë vitesh në Tiranë Kryeministri Rama i ishte përgjigjur një oligarku të shqetësuar me fjalët: “Çunat janë të mërzitur. Shih e qetësoji!”. Oligarkut i kishte trokitur në derë banditi Emiliano Shullazi me të vetët dhe i kishte kërkuar tre milionë euro brenda javës. Shumë persona që e besojnë të vërtetë anekdodën divergjojnë vetëm për mënyrën si u pagua “gjoba 3 milionëshe”.

Në v. 2023 po mësojmë se një tjetër ‘çun’ i Kryeministrit ka zhvatur miliona euro prej oligarkëve në Shqipëri. Nuk është më një anekdotë e cila qarkullon si thashethem, por është raportuar të hënën (13 shkurt) nga John Schindler, ishagjent i zbulimit amerikan dhe një nga analistët më në zë për çështjet e sigurisë (si dhe autor i preferuar i imi).

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Gjatë periudhës që famëkeqi Charles McGonigal, agjenti special i FBI në detyrë u ftua, u sajdis e u pagua nga Edi Rama për të neutralizuar Lulzim Bashën dhe opozitën, e me gjasë për të nxitur përcaktimin me statusin ndalim-hyrje të Sali Berishës nga ana e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, paskan ndodhur edhe zullume të tjera. Ato janë edhe më të paimagjinueshme e të tmerrshme për një amerikan të ndershëm e të ndërgjegjshëm. McGonigal paska kërcënuar oligarkë milionerë si Shefqet Kastrati e Samir Mane se do të futeshin në listën e zezë të ShBA-së; por nëse “do të kolisnin” disa miliona euro atëherë McGonigal do të ndërhynte e do t’i shpëtonte. Këtë zhvatje ky drejtor i FBIsë për shtetin New York-ut e paska aplikuar edhe me shqiptarë që janë shtetas malazezë e maqedonas.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Sipas optikës amerikane kemi të bëjmë me një rast të jashtëzakonshëm e paprecedent të shpërdorimit të detyrës; kryesisht në shtete mike e aleate (por bazuar në hetim nuk është rast spiunazhi në favor të Rusisë, megjithë marrëdhënien McGonigal-Deripaska). Sipas z. Schindler, FBI-ja do të ishte e interesuar që për të ruajtur reputacionin e saj të mos zbardhej skandali në të gjitha aspektet e tij (siç u tha mediave një ish koleg i McGonigal ideale do të ishte pranimi i fajit e një gjykim i shkurtuar pa nxjerrë provat e akuzës në sallën e gjyqit). Në klimën politike të polarizuar në Washington DC, demokratët shohin te McGonigal një lojtar kundër fushatës presidenciale të Hillary Klintonit, kurse Republikanët, një konspirator që fabrikoi dosje se Donald Trump ishte në shërbim të Moskës. Dimensioni shqiptar është ende një majë ajsbergu që nuk përbën akoma një interes politik akut.

Mund t'ju interesojë

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Misteri i vdekjes së ambasadorit rus në SHBA!

Para 13 orësh
Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme shpreson ta rrëzojë

Edmond Spaho: Ramës nuk i vjen fundi nga një libër që botoi vetë, opozita e pafuqishme ...

Para 23 orësh
A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

A duhet qytetarët dhe studentët të krijojnë forcën e tyre politike?

10 Nëntor 2026, 07:06

Por për demokracinë e shtetin ligjor në Shqipëri, hetimi e sqarimi i plotë i aferës McGonigal është me rëndësi jetike. Siç vëreja në shënimin tim të javës së shkuar (Karma, Donaldi, Edi e standardi) një komision hetimor parlamentar do të ndihmonte shumë; sidomos përmes trysnisë pozitive ndaj Prokurorisë. Nuk habitemi që Rama po rreket që përmes maxhorancës së votave ta bllokojë kërkesën e opozitës edhe pse ligjërisht ngritja e komisionit është detyrim. Me sa duket për këtë fjalën e fundit do e ketë Gjykata Kushtetuese mbas disa muajsh. Por më mirë vonë se kurrë. Dhe shpresoj se milionerët e zhvatur do të kenë kurajën të flasin; e mundësisht të rikuperojnë diçka nga milionat e humbura. Se edhe Shullazi nuk e mbante vetëm për vete plaçkën e marrë me ndihmë nga lart.

Pista më normale do të ishte hetimi penal. Por SPAK do të ndodhej para presionit të hapur e malinj për të shpëtuar shefin e madh. E jo thjesht ministrin e financave të inceneratorëve, që desh shpëtoi me ndërhyrje më të vogla. Edhe ndikimi i Ambasadës amerikane në SPAK nuk ka gjase të jetë i volitshëm, jo vetëm për arsyet e thëna më lart. Ambasadorja Juri Kim fatkeqësisht e ka diskredituar ofiqin e saj me ndërhyrjet e njëanshme politikisht, në dëm të demokracisë e në favor të korrupsionistëve në pushtet. Madje ajo e ka bërë qesharak personin e saj me gjeste e fjalë ekstreme si dhe me sjellje prej një Paris Hiltoni diplomatik. Pa folur këtu për dyshime ndikimi të paduhur.

Pista e tretë mbetet një hetim parlamentar në SHBA, siç rekomandon edhe John Schindler. Është detyrë e opozitës të aktivizohet e të gjejë udhët e përshtatshme që të inkurajojë një shqyrtim të thelluar të dosjes McGonigal në Kongresin e SHBA-së. Diaspora shqiptare në Amerikë lipset të kuptojë se ka një shans të veçantë për të ndihmuar realisht demokracinë në tokën e origjinës duke u aktivizuar në demokracinë e madhe të shtetit ku jeton. Dhe pa e tepruar do të shtoja se sqarimi i plotë publik e ndëshkimi i duhur ligjor në çështjen McGonigal është edhe një ndihmë për Amerikën që në të ardhmen të mos ketë skandale “të paimagjinueshme e të tmerrshme” si ky.

*Ish-ministër e deputet

Etiketat e lidhura

genc pollo
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Sali Berisha shkon në SPAK
Para 13 minutash

Sali Berisha shkon në SPAK

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor
Para 14 minutash

Tragjedi në futbollin francez, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare futbollisti Wanis Honsor

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë
Para 22 minutash

Inter, Jones kërkon ringritjen dhe harron dëmtimin: Chivu ka një “jolly” më shumë

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”
Para 26 minutash

Xi Jinping kërkon ribashkimin e Tajvanit: “Rrjedha e historisë nuk mund të ndalet”

Më të lexuarat

1 Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!
Para 13 orësh

Kush po dominon në rrjet? Ja renditja e personazheve të BB VIP Kosova sipas klikimeve!

2 Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!
Para 16 orësh

Te KOHA JONE-DEBAT: Protestuesit gati të marrin Bashkinë e Tiranës!

3 BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet
Para 19 orësh

BE kërkon reformë zgjedhore të shpejtë, 5 prioritetet

4 Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026
Para 4 orësh

Horoskopi i ditës, e enjte 12 nëntor 2026

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.