Me Bashën apo jo?

Nga Alban Daci –
Së pari, si qytetar dhe si anëtar i PD refuzoj çdo lloj reagimi servil pro Bashës pa asnjë argument konkret ashtu siç nuk mund të pranoj asnjë argument kundër emocional që lidhet me histori personale apo interesa personal.

Servilët dëmtojnë ringritjen dhe hapjen e PD në standardin e kërkuar e po ashtu ata inatçarët e dëmtojnë bashkimin e PD dhe kohezionin e saj përballë sfidave të kohës.

Këtë periudhë shikoj reagime pro Bashës që më ngjajnë me ato anëtarët e Partisë së Punës që zgjasnin me minuta duartrokitjet e duarve nga frika se mos ndëshkohen. Në fakt këta nuk kanë frikë nga Basha, por kane frikë nga dështimi dhe paaftësia e tyre dhe nuk duan nisjen e ndonjë procesi të thellë llogaridhënie.

Po ashtu shoh edhe reagimin e disa kundër Bashës e këtë e bëjnë jo se e duan shumë PD, por kane hallin e tyre për të ri hyrë në lojë, sepse kanë mbetur jashtë. Dashuria e tyre për pushtet të përhershëm i bën ata të jenë kundër Bashës me shpresën se me largimin e tij do të ketë mundësi të ri hynë në lojë falë ekuilibrave të rinj që mund të kërkohen.

Po pse jam me Bashën?

1. E kam thënë edhe herë të tjera, ai ka mbaruar studimet jashtë dhe është një prurje nga jashtë. Prandaj, ai është modeli ynë dhe i ngjashëm me ne. Për këtë arsye nuk mund të jem kundër një modeli të ngjashëm me ne.

2. Basha ka vendosur një standard të rëndësishëm që pushtetit nuk blihet me vota dhe nuk merret as me dhunë. Ky ishte një standard i munguar në politikën shqiptare, por shumë i rëndësishëm për ta sjellë demokracinë në normalitet.

3. Basha ka shpallur një luftë pa komprosim kundër elementëve të inkriminuar në politikë duke u bërë modeli dhe nismëtari i vettingut në politikë dhe në institucionet. Falë betejave të Bashës, të inkriminuarit kanë gjithnjë më pak hapësirë në politikë apo në institucione shtetërore

4. Basha është një model i ri dhe anti-eshtabliment. Edhe pse Basha ka një histori relativisht të gjatë në politikë dhe në institucione, ai është një model i qartë anti- eshtabliment, sepse nuk vjen nga bota komuniste, nuk ka trashëgimi të karrierës politike dhe po ashtu është një histori suksesi sidomos në cilësinë e Ministrit të Jashtëm me liberalizimin e Vizave dhe anëtarësimin në NATO.

5. Nuk ka asnjë potencial tjetër aktualisht me lidership më të fortë se Basha në PD. Lidershipi është investim i gjatë dhe nuk bëhet brenda një muaj. Networkun e Bashës asnjë nuk e ka në dimensionin ndërkombëtar.

6. Basha e mori PD në një moment të vështirë që përkonte me humbjen e zgjedhjeve, por edhe me rotacionin e elitës drejtuese. Në zgjedhjet e fundit PD pati një rritje të madhe duke u rikthyer në një alternativë dinjitoze.

SHKARKO APP